Published On: 25 November, 2016

Erdogan paralajmëron: Turqia mund të hapë dyert për emigrantët, nëse shtyhet nga BE-ja

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, paralajmëroi të premten se Turqia mund të hapë dyert për emigrantët në Evropë, nëse shtyhet nga Bashkimi Evropian, një ditë pasi ligjvënësit evropianë votuan për ndalimin e përkohshëm të negociatave për anëtarësim të Turqisë në BE.

“Nëse shkoni më tutje, portat kufitare do të hapen. As unë, as populli im nuk do të ndikohemi nga këto kërcënime të thata. Nuk do të kishte rëndësi edhe nëse do të kishte votuar i gjithë Parlamenti Evropian”, tha Erdogan në kongresin për të drejtat e femrave në Stamboll, komente që transmetuan drejtpërdrejtë, njofton agjencia e lajmeve Reuters, transmeton Express.

Erdogan tha gjithashtu se një propozim kontravers i partisë në pushtet, që mundëson shmangien e dënimit për njerëzit e akuzuar për abuzim seksual, nuk ishte i përgatitur me kujdes dhe beson se çështja do të kthehet në parlament për një konsensus më të gjerë.

Propozimi do të kishte lejuar që dënimi të shtyhet pafundësisht në rastet e abuzimit seksual “të kryera  pa force, kërcënim ose mashtrim”, para 16 nëntorit të vitit 2016, nëse kryesi ishte martuar me viktimën.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...