Published On: 1 Nëntor, 2016

Eqrem Kryeziu: Dorashka është hedhur

 

Shkruan: Eqrem Kryeziu

 

Është një bindje popullore se idetë reformuese hyjnë nëpër dyer të mëdha, madje me daulle. Në të vërtetë ndodh e kundërta: ato janë pothuajse të pahetueshme, të heshtura e të pazhurshme.

Një ide e këtillë qarkullon në shoqërinë tonë. Është fjala për kundërpërgjigjen që vjen nga elita qeverisëse kur e akuzojnë për korrupsion që nuk frenohet dot. Dhe kjo përgjigje është:
“Të gjithë jemi njësoj.”
E zbërthyer më tej, përgjigjja ngërthen në vete premisën se të gjithë ju do të zhvatnit dhe ju që kritikoni, në fakt, e bëni sepse nuk keni rast të vidhni.

Po ashtu, e kemi parë paturpësinë atyre që i kanë shërbyer sistemit terrorist komunist, sesi mburren me të kaluarën e vet. Premisa e tyre, e artikuluar për çdo ditë e më me krenari, është: secili prej jush do të synonte të ishte në atë sistem, por vetëm ne ishim të zgjedhurit, për shkak të zhdërvjelltësisë sonë prej kampioni dhe – shikoni – a nuk e vërteton këtë gjë ringjallja jonë, madje në rolin e shpëtimtarit të vendit?

Ja, pra.
Dorashka është hedhur. Qytetarët ose duhet ta pranojnë se kjo elitë ka të drejtë, ose të reagojnë.
Sheshazi, dorashka është hedhur.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...