Published On: 25 Gusht, 2017

Enver Peci sqaron emërimin e tij në krye të Supremes, thotë se KGJK e vlerësoi ashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës në muajin mars të këtij viti, kishte emëruar Enver Pecin në postin e kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës. Por emërimi i këtij të fundit në këtë institucion ka sjell reagime të shumta si vendore ashtu edhe ndërkombëtare. Madje votimi i tij për këtë pozitë ishte dërguar edhe në Kushtetuese.

E krejt këto reagime, thotë se nuk i kupton Enver Peci, i cili më 6 mars të 2017, mori gjashtë vota të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për të qenë në krye të Supremes. Natyrisht është presidenti ai i cili edhe e bën dekretin për këto pozita.

Ai për Express ka sqaruar situatën në të cilën gjendet. Thotë se është vendim i Këshillit Gjyqësor që ai të jetë në krye të saj, sepse ata e kanë vlerësuar në atë mënyrë.

“Unë nuk kam dashtë të komentojë asgjë, është Këshilli i Pavarur Gjyqësor sipas kushtetueses dhe ligjit dhe si çdo kandidat tjetër kom konkurruar dhe ata e kanë vlerësu që unë e meritoj. Nuk po du me hy në analizë të tjetërkujt por ashtu kanë menduar edhe ashtu kanë vendosur.

Nuk ka qenë vetëm një kandidat, por kemi qenë katër kandidat”, është shprehur Peci.

Për vendimin e KGJK-së që Peci të jetë në krye të Supremes, kandidatja për të njëjtën pozitë Valdete Daka, kishte deponuar një ankesë në Gjykatën Kushtetuese duke thënë se numërimi i votave ishte bërë në formë të gabuar.

Por, Peci duke mos e përmendur emrin e saj direkt, thotë se një kandidate po tenton në vazhdimësi të tregojë se për atë pozitë, ajo ka më shumë merita.

“Një kandidate po tenton që në vazhdimësi të thotë se ajo paska merita më së shumti por është dikush tjetër që duhet të vlerësojë dhe jo vetveten.

Unë nuk kam  njohuri se çfarë po ndodh, unë jam gjyqtarë i Supremes sikurse edhe gjithë kolegët e tjerë që i plotësojnë kushtet formale për me u bo kryetar dhe na kemi aplikuar katër kolegë që kemi menduar se i kemi plotësuar kushtet”, ka sqaruar ai.

Për reagimet e ndërkombëtarëve thotë se nuk e di as nuk i kupton këto reagime. “E kemi prit kushtetuesen dhe ata kanë vendos”, ka thënë tutje Peci.

I pyetur nëse është i sigurt se do të jetë në krye të Supremes edhe pas këtyre reagimeve, ai tha se nuk mund të thotë asgjë.

“Nuk mund të them asgjë për këtë siguri në pasiguri sepse s’po di qysh me quajt sepse nuk jam ne proces që vendosi për veti por është një institucion tjetër që vendos”, ka përfunduar ai.

Në muajin qershor të këtij viti, në bazë të një aktgjykimi, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, konstatoi se në këtë rast KGJK- ja nuk ka parashikuar masat e nevojshme për të garantuar zbatimin e mjaftueshëm të parimeve te barazisë dhe transparencës.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës kishte theksuar se është duke analizuar vendimin dhe sa më shpejtë që të jetë e mundur do të përcaktojë veprimet që duhet të ndërmerren për zbatimin e tyre.

Pavarësisht këtij deklarimi një muaj më vonë, ky Këshill për herë të dytë votoi për Kryetar të Gjykatës Supreme ku u rizgjodhë Enver Peci./D.K/GazetaExpress/

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...