Published On: 4 Gusht, 2017

Enver Hoxha, del gënjeshtar, kërkoi dy orë pauz dhe bukë, tash i kërkon një javë dhe kushte për PAN-in!

  • Mbledhja e thirrur nga kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit, Adem Mikullovci, sapo ka përfunduar. I dërguari nga PDK’ja, Enver Hoxhaj, pas takimit ka thënë se ka propozuar në Kryesi që të mblidhen të mërkurën në orën 10:00 dhe aty të vendoset për seancën e re. Ai gjithashtu tha se PAN ka kërkuar që zgjedhja e kryetarit dhe kryeministrit të bëhen me anë të pakos, gjatë seancës së ardhme, raporton Gazeta Express.

Ai ka shtuar se dje kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, ka sqaruar se mund të dalim me një kandidat tjetër nëse Kuvendi e voton qeverinë e Haradinajt.

“Ky është qëndrimi ynë. Ne kemi kërkuar që të mërkurën ta kemi një takim me Kryesinë, por nuk ramë dakord”, tha Hoxhaj.

Ai shtoi se e drejta për ta propozuar kryetarin e Kuvendit u takon koalicionit PAN.

“Ne kërkojmë që të mërkurën e ardhme të kemi një takim konsultativ me partitë politike për ta caktuar seancën e radhës”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj gjithashtu tha se formimi i qeverisë është i pashmangshëm, raporton Express.

“Ne kemi kërkuar që zgjedhja e kryetarit dhe kryeministrit të shkojnë në pako gjatë seancës së ardhshme”, tha Hoxhaj.

Ende nuk është raportuar se kur do të mbahet seanca e radhës dhe se ende nuk dihet nëse Kryesia e ka aprovuar kërkesën e PAN’it./GazetaExpress/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...