Published On: 27 Prill, 2017

Engel shpreson që lirimi i Haradinajt i hap rrugë dialogut Kosovë-Serbi

Uashington, 27 prill – Kongresisti amerikan, Eliot L. Engel, e ka përshëndetur lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj nga gjykata franceze në Colmar, dhe ka shfaqur shpresën se ky vendim do të krijojë kushte Prishtina dhe Beogradi t’i kthehen dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Jam i lumtur që ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u lirua sot nga gjykata franceze. Shpresoj se ky veprim do të ndikojë që Prishtina dhe Beogradi t’i kthehen punës së rëndësishme për normalizim e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve”, thuhet në deklaratën për media të anëtarit të Komitetit për Punë të Jashtme, Eliot Engel.

Ai ka theksuar se nëse Serbia do të ishte serioze dhe e përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, ajo nuk do ta ndiqte Haradinajn, i cili dy herë është liruar nga gjykata ndërkombëtare.

Engel ka theksuar se Serbia duhet të dëshmojë se dëshiron të bashkohet me demokracitë e Evropës dhe ka tërhequr vërejtjen se duke pranuar armë të rrezikshme të avancuara nga Vladimir Putini, Beogradi dëshmon se është i angazhuar në një garë armatimi, e cila do të kërcënojë fqinjët e saj dhe e pengon sigurinë e partnershipit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...