Published On: 19 Maj, 2017

Ende jashtë listave shumica e deputetëve që se votuan Thaçin dhe demarkacionin

Deputetët e lesgjislaturës së fundit, që ishin kundër Hashim Thaçit president dhe kundër demarkacionit të bërë nga po Thaçi, si Vjosa Osmani, Adem Salihaj, Shpejtim Bulliqi, Hatim Baxhaku, Fatmir Rexhepi, Murat Hoxha, nuk do të jenë në listën e LDK-së për deputet, sipas qëndrimeve të deritanishme në kreun e LDK-së.

Për Vjosa Osmanin pas informacioneve fiestare se nuk do të jetë në listë u tha se ajo po hyn, ka hyrë, por deri më tani nuk ka asnjë konfrimim. Burime nga LDK-ja thonë se janë qëndrimet e Isa Mustafës, Agim Veliut dhe Lutfi Hazirit, të cilët janë më kategorik që të mos hyjnë këta në listë, ose nëse eventualisht janë duke mbajtur peng këta emra njëri tjetrin.

Ishin reagimet e opinionit publik që dje sikur bënë që të ndryshohen emrat në listë, por ende nuk ka ndryshuar gjendja nga raportimet e djeshme.

Ndërkohë, që diplmatët ndërkombëtarë kanë bërë thirrje për pastrimin e listave nga emrat e përmendur për korrupsion. Shqiptari.eu

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...