Published On: 19 Qershor, 2017
Bota |

Emërohet ambasadori rus në Turqi pas vrasjes së paraardhësit

Presidenti rus, Vladimir Putin emëroi sot një ambasador të ri në Turqi për të zëvendësuar paraardhësin e tij, i vrarë me armë zjarri në dhjetor në Ankara, Andrey Karlov.

“Aleksei Vladimiroviç Jerhov u emërua ambasador i Rusisë në Turqi”, sipas tekstit të një dekreti presidencial, i publikuar nga Kremlini që mban datën e sotme.

 

Diplomati rus, 57 vjeç, ka mbajtur postin e këshilltarit pranë ambasadës së Rusisë në Damask para se të emërohej konsull në Stamboll në 2009, ku qëndroi deri në vitin 2015.

 

I emëruar drejtor i Qendrës së Situatave të krizës në Ministrinë ruse të Punëve të Jashtme, kandidatura e tij u propozua nga Komiteti i Punëve të Jashtme të Dumas (Dhoma e Ulët e Parlamentit rus).

 

“Turqia zë një vend të veçantë në zemrën time”, deklaroi ai në një intervistë me agjencinë ruse të lajmeve TASS, në shkurt. “Është një vend i jashtëzakonshëm”, shtoi ai.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...