Published On: 22 Tetor, 2016
Bota |

Ekzekutime të tmerrshme në Mosul, ISIS vret 284 persona

Rikthehet tmerri në Mosul. ISIS po mbrohet me mburoja njerëzore. ISIS ka ekzekutuar qindra burra, djem të rinj, mes tyre dhe fëmijë teksa i ka përdorur për t’u mbrojtur nga luftimet e forcave të koalicionit në Mosul.

Grupi terrorist më pas përdori buldozerin për të hedhur të vrarët në një varr masiv, të hapur pranë qytetit të braktisur të Kolegjit të Agrikulturës.

Të vrarë numërohen mbi 284 persona, shumë prej tyre fëmijë, të gjithë me plagë plumbash e predhash.

Ndërkaq disa dhjetra familje nga rreth 550 familje të marra peng nga Shteti Islamik kanë mundur të kthehen në shtëpitë e tyre, ndërsa të tjerët mbahen si mburoja njerëzorenga xhihadistët.

Familjet që shpëtuan mbanin një flamur të bardhë në dorë dhe valëvisnin në luginën e arratisë, ndërsa terroristët vijonin luftimet në Mosulin që lanë pas.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...