Published On: 6 Korrik, 2017

Ekstradohet Faik Shaqiri, i akuzuar për vrasjen e dy policëve të UNMIK-ut

  • Faik Shaqiri, i arrestuar javën e kaluar në Gjermani nën dyshimin për vrasjen e dy policëve të UNMIK-ut në vitin 2004, mbrëmë rreth orës 23 e 30 minuta është ekstraduar në Kosovë.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë kanë treguar se Shaqiri u ekstradua nëpërmjet Aeroportit të Munchen i shoqëruar nga policë civilë, ndërsa në pistë atë e pritën duarlidhur pjesëtarë të specializuar të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

Pas aterimit në Prishtinë, forca të shumta police e shoqëruan Shaqirin drejt një qendre paraburgimi, ndërsa dje gjatë ditës për këtë rast ishin arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë: Alban Dizari dhe Bajram Kiqmari.

Aksioni i djeshëm i policisë u mor pas një urdhri të gjykatës ku përveç Dizarit dhe Kiqmarit u arrestuan edhe dy të tjerë për shkak të posedimit të paligjshëm të armëve.
Në aksionin policor kanë marrë pjesë 35 policë të EULEX-it dhe 100 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, i cili është zhvilluar në disa lokacione.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...