Published On: 18 Gusht, 2017

Ekstradimi i Morinës, Kaba: Dhurata e fejesës Rama-Vuçiç, politika shqiptare e “vrau” vetë vëllain

Gjykata e Kroacisë vendosi që Ballist Morina të ekstradohet në Serbi, pavarësisht se shteti shqiptar ka kërkuar në disa forma që kjo most ë ndodhte.

Vetë ballisti ka theksuar që më mirë do të donte të kishte vdekur sesa ti dorëzohej i gjallë Serbisë.

Për Dritan Kabën ekstradimi i Morinës është dhurata e fejesës mes Ramës dhe Vuçiçit. Ai thotë se përmes marrdhënies me Serbinë Rama synon krijimin e Jugosllavisë së Madhe pa Kroacinë.

Kjo sipas Kabës me të drejtë ka nxitur zemërimin e kroatëve të cilët nuk kanë pse i konsiderojnë shqiptarët më ”vëllezër”.

KOMENTI I KABËS:

Ekstradimi i Ballist Morinës, dhurata e fejeses Rama – Vucic.

Sot, gjykata kroate vendosi sërish ekstradimin e Morinës.

Këtë shkrim e shkruajta për herën e parë.

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë Kroate për rikthim, mediat e Ramës filluan duke thënë që ai u lodh me telefona që të kthente vendimin. Që mori garanci për mosekstradim e sa e sa të tjera broçkulla.

Kroacia është e tradhëtuar nga politika e Ramës.

Politika rajonale e Shqipërisë është me fokusin e saj për krijimin e Jugosllavisë së Re në rrafshin ekonomik dhe politik. Kundër kësaj nisme kanë qenë shumë të vendosur dy kryeministrat, miq të shqiptarëve, ai malazez dhe kroat.

Adresimi i tyre sekretarit amerikan Rex Tillerson u anashkalua nga mediat e kryeministrit. Lajmi nuk u dha, përveç tek SYRI.net.

Dikush e hoqi këtë lajm nga televizionet.

Kryeministri ynë me atlete të bardha, na nxori fillimisht me këpucë të kuqe në Trieste, ndërsa tani me politiken e tij po na nxjerr me fytyrë të zezë tek aleatet e shqiptarëve në Ballkan.

Në shkrim kam përmendur dhe thirrjet e tifozëve serbe: Vrite, vrite shqiptarin, që kroati të ngelet pa vëlla.

Por realisht politika shqiptare e “vrau” vetë vëllain.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...