Published On: 19 Qershor, 2017

Ekspertja amerikane: Qeveria e Kosovës duhet ta këtë prioritet sigurinë kibernetike

  • Siguria e të dhënave që plasohen në internet çdo ditë e më shumë po vihet në rrezik.

Ekspertja amerikane, Laura Galante, në një intervistë për “Kohën Ditore”, ka thënë se vjedhja e të dhënave personale është një fenomen i rrezikshëm që po ndodh gjithkah në botë.

Galante, e cila ka udhëhequr me fushën kibernetike në një kompani të madhe siç është “Fire Eye”, ka folur edhe për ndikimin e “Fake News”, dhe për rritjen e terrorizmit dhe të ekstremizmit përmes internetit.

Sipas saj, është e domosdoshme një kontroll i kujdesshëm kibernetik. Ajo ka folur edhe për atë se sa po i afekton teknologjia përmes lajmeve të rrejshme zgjedhjet në vende të ndryshme të botës.

Sipas Galantes, çdo shtet që ka sistem të dhënave personale, shëndetësore e financiare duhet t’i mbrojë ato të dhëna.

Gjatë qëndrimit disaditor në Kosovë ka vërejtur se një numër i madh i të rinjve janë të interesuar për këtë fushë, ndërsa ka porositur Qeverinë e Kosovës që ta këtë prioritet sigurinë kibernetike.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...