Published On: 27 Maj, 2017

Ekskluzive: Zbulohet vizita misterioze e Presidentit Thaçi dhe gazetarit në rezidencën e Pacollit dhe kërcënimi

Kërcënimi është bërë nga kreu i Klanit Pronto dhe klani gazetaresk i Baton Haxhiu, që sipas burimit të afërt me të kërcënuarin Behgjet Pacolli, po kujtojnë se janë Zotër, dhe nuk ka kush nuk ju nënshtrohet.

Udhëheqësi i AKR-së Behgjet Pacolli është kërcënuar nga udhëhqeësit më të lartë të shtetit, njëherit edhe është shantazhuar duke i premtuar poste të rëndësishme në institucionet e ardhshme të Kosovës, pas zgjedhjeve nacionale.

Kërcënimin, pa ia bërë të ditur emrat, e ka bërë publik mbrëmë vet Behgjet Pacolli, biznismeni miioner i Kosovës.

Tashmë përplasja për jetë a vdekje, meq miqësh të dikurshëm ka ndodhur, dhe nuk ka si zhbëhet.

Madje, vetë Pacolli tha se ai përfundimisht pas kërcënimit ka vendosur që ti jap fund çdo mundësie të bashkëpunimit me PDK-në.

“Jam kërcënuar, dhe në atë moment kam vendosur që të hyjë me LDK-në”, ka deklaruar Pacolli.

Dihet se pak orë para se të merrte vendim që të hynte në koalicion me LDK-në, në rezidencën e Pacollit, Gazetës Shqiptari.eu i kanë deklaruar burime të caktuara, kishte shkuar presidenti Hashim Thaçi dhe gazetari i shumë njohur për ndërmjetësime, Baton Haxhiu, gazetar televiziv.

Se a është kërcënuar nga PDK dhe nga Hashim Thaçi për bashkim me LDK-në, Pacolli nuk ka dashur ta qartësojë, ai tha në Interaktiv: “Nuk kam koment”.

Por, këtë e konfirmon në një mënyrë, burimi ynë.

Personi që deshi të mbetet anonim, thotë: “Pacolli nuk është vetëm, le ta provojnë Thaçi ta nget e le ta sheh si do përfundon ai dhe Batoni”, thotë ky burim.

Njoftimin e parë për kërcënimin e kishte bërë publik vet AKR-ja nëpërmjet një komunikate, por duke e paraqitur si kërcënim periferik, edhe pse për shantazhe e kërëcnime direkte do të akuzonte krerët e lartë të shtetit.

“Do të ishte normale nëse bëhen lëvizje të njerëzve nga një parti në tjetrën, por është e papranueshme që këto lëvizje të nxiten nga shantazhe direkte ( duke premtuar e kërcënuar) nga krerët e lartë të institucioneve”, thuhet në komunikatën e 19 majit, duke mbuluar emrat e krerëve të institucioneve, përkatësisht të institucionit unifikues.

Pra, tashmë është e pakontestueshme se zyrtarë të shtetit, krerë të tij kanë bërë kërcënime të hapura ndaj një lideri partiak.

SHQIPTARI.eu

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. fery says:

    Po areher pse prokurorija po heshte… nese jane bere kercnime ndaj Bexhet Pacillit nga Ana e Hashim Thacit dhe Baton Mushkes , ku jane prokuroret…?

    Përgjigjiuni
    Pelqej(6) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...