Published On: 27 Prill, 2017

Ekskluzive: Zbulohet dokumenti për demarkacionin i 17 deputetëve të LDK-së /Dokumenti

Gazeta SHQIPTARI.eu ka zbuluar dokumentin që është miratuar nga 17 deputetë të LDK-së prej 30 sa i ka Grupi Parlamentar i saj. Dokumenti përmban katër pika kyçe, të cilat po i sjellim në vazhdim, dhe që gjithashtu i jep fund dilemës për demarkacion, pasi varianti i Qeverisë nuk i ka votat për të kaluar, ndërsa me këtë variant i jepet një shans serioz Kryeministrit që ta shpëtojë Qeverinë nga rënia, pas përpjekjeve të hapura nga PDK-ja për rrëzimin e saj.

Ja përmbajtja e dokumentit, në vijim:

  1. Të nënshkruhet një aneks marrëveshje me Malin e Zi se brenda një afati prej një viti do të rishikohet marrëveshja e demarkacionit.

-Pas rishikimit të demarkacionit, në rast se nuk arrihet një marrëveshje e re me Malin e Zi, çështja e demarkacionit të shkojë në Gjykaten e Arbitrazhit.

  1. Kjo aneks marrëveshje të vijë në Kuvend dhe të miratohet së bashku marrëveshjen e parë të demarkacionit.
  2. Në komisionin e Kosovës për rishikim të demarkacionit nuk mund të përfshihet asnjëri nga anëtarët e tri komisioneve të mëparshme të Kosovës.
  3. Komisioni i ri për rishikimin e demarkacionit të propozohet nga qeveria dhe të marrë pëlqimin e Kuvendit.

Grupi prej 17 deputetëve ka marrë qëndrim që ky propozim ti paraqitet kryeministrit dhe grupit parlamentar të LDK-së. SHQIPTARI.eu

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...