Published On: 15 Gusht, 2017

Ekskluzive: Z.President cili nga bashkëpunëtorët e juaj më të afërt ( jo Kadri Veseli) ishte informator i UDB-së?

  • Edhe ne ish pjesëtarët e UÇK-së, hetuesit e G2 në rastin I-K….. nga pesë sa ishim në këtë rast, të gjithë neve pas luftës na diferencuat dhe ndaj të pestëve ka pat atentate dhe linçime politike, njëri nga nè është vrarë, dhe njëri është plagosur rëndë.

  • Naim Miftari

Z.President cili nga bashkëpunëtorët e juaj më të afërt ( jo Kadri Veseli) ishte informator i UDB-së, konkretisht ishte informator i Ibush Kllokoqit gjatë viteve ’80-‘90.

A ishte kjo arsyeja kryesore pse u urdhërua aq urgjent ekzekutimi i tij? A ishte nga frika se do të zbulohet informatori, (shoku juaj) pasi ish inspektori i sigurimit serb filloi të bashkëpunonte e të fliste hapur me ne G2 (Z/4).

Më duhet t’ju zhgënjejmë z.President juve dhe atë Tovarishin tënd, duhet ta dini se jeni vonuar shumë, pasi i ndjeri para se ta ekzekutonit i kishte mbi një javë rresht nga disa orë (4.5 orë) në çdo mbrëmje që fliste hapur me G2-ZKZ.

Fatkeqësisht për ju gjatë verifikimit të më vonshëm të atyre shumë  informacioneve, të marruna edhe nga burime të tjera… dhe nga njerëzit e tjerë kanë dal se informacionet janë të sakta.

Dhe fatmirësisht, ata dëshmitarë, shumica  që e kanë konfirmuar verifikimin… pos që i kemi mbajtur të sigurta deklaratat e tyre (live) ata dëshmitarë janë gjallë edhe sot.

Edhe ne ish pjesëtarët e UÇK-së, hetuesit e G2 në rastin I-K….. nga pesë sa ishim në këtë rast, të gjithë neve pas luftës na diferencuat dhe ndaj të pestëve ka pat atentate dhe linçime politike, njëri nga nè është vrarë, dhe njëri është plagosur rëndë.

Fatmirësisht qe shumë kohë nuk jemi të vetmit që i dimë dhe që kemi qasje në këto raste (pasi ka edhe raste të tjera), fatmirësisht për ne koha dhe drejtësia është aleat i joni dhe çdo ditë që kalojmë ne jemi më të fortë dhe më të vendosur, kurse ju jeni më të lig.

Dhe nuk e mbani shtetin dhe pushtetin edhe shumë kohë me prangat e juaja.

  1. Radhën tjetër do t’ju pyes për lidhjet në mes UDB-Qendrës tregtare në Shtimje- vëllaut tënd dhe një serbi.

(Ky serb në vitin 2003 ju ka dërguar juve me rekomandim dy letra, në selinë e partisë tuaj)..

Nëse ke harruar… pota rifreskoj memorien pak, se unë Naim Miftari në fillim të vitit 2004 ti kam dërguar dy minikaseta të tipit CROME kopje (biseda telefonike disa orëshe) kasetat ti ka sjellë një shok i joni i përbashkët, së pakut unë e kam mik, përdryshe disa herë deputet i PDK-së në parlamentin e Kosovës (deputeti është gjallë), kasetat lidhen  me këtë temën lart dhe lidhjet e UDB-ës dhe të këtij serbit (të lartcekur) dhe vëllait tënd të dashur… ju keni heshtur edhe atëherë, por gjer kur se…

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...