Published On: 9 Korrik, 2017

Ekskluzive -Tronditëse: Arbër Xhaferi tradhtoi, i dha dritën jeshile Gligorovit për vrasjen e shqiptarëve në Gostivar

Ngjarjet e Gostivarit, inkursion millosheviqian i dyshes Gligorov-Cervenkovski

Sot mbushen 20 vjet nga inkursioni millosheviqian i dyshes politiko-shtetërore maqedonase Gligorov-Cervenkovski, të cilët ndërsynë forcat policore për të nënshtruar me vrasje dhe gjakderdhje rezistencën kombëtare të kryetarit të atëhershëm Rufi Osmani dhe popullatës shqiptare që ishte mbledhur për të mbrojtur përdorimin zyrtar të flamurit shqiptar, shkruan Gazeta SHQIPTARI.eu. Ajo mësymje barbare e tërë aparatit policor maqedonas dhe me mbështetje rezervë në vendin e ngjarjes edhe me një batalion të njësitit special të forcave të Millosheviqit, që deri vonë është mbajtur në fshehtësi gjersa këtë e denoncuan personalitete shtetërore të VMRO-së.

U tregua se ka qenë një inkursion i përbashkët ndërmjet Millosheviqit dhe Gligorovit dhe i zhvilluar me alternime nis në Kosovë, përfundoi në Maqedoni; nis në Maqedoni, përfundon në Kosovë dhe për t’i dhënë një simetri të zbutur dhe “legjitime” dhunës së Millosheviqit në Kosovë me dhunën “legjitime” të Gligorovit në mbrojtje të unitarizmit dhe “oazës së paqes”, që e kishte shpallur ai për ta “legjitimuar” tërbimin e tij antishqiptar. Kjo ngjarje, prandaj, duhet shikuar në kontekstin e gjerë të zhvillimeve antishqiptare milosheviqiane, e jo vetëëm brenda zhvillimeve të Maqedonisë.

Ndërhyrja policore maqedonase në Gostivar ka qenë e paraparë të zhvillohet disa javë më parë prej 9 korrikut, por atë e ka penguar ish ambasadori i njohur amerikan në Maqedoni, Kristofer Hill. Dy javë gati janë mbajtur takime të përbashkëta mes tij dhe establishmentit maqedonas dhe përfaqësuesve të partive shqiptare A. Aliti dhe Arber Xhaferi me qëllim që të bindet udhëheqja komunale në krye me Rufi Osmanin që të mos e ngrenë flamurin përtej ndalimeve të parapara me ligj.

Por, në takimin e fundit mes ambasadorit, një natë para ngjarjeve, Gligorov prapë është kërcënuar me ndërhyrje, ndërsa ambasadori Kristofer Hill prapë ia percjellë kërcënimin amerikan ndaj tij nëse ai ndërhyn pa leje. Në vazhdim, kryetari i PDSH-së, Arben Xhaferi ndërhyn mes tyre duke thënë që ai është i pamundshëm ta vërë nën kontroll Rufi Osmanin dhe me këtë sikur i jep leje Glogorovit për ndërhyrje.

I revoltuar nga fjalët e A. Xhaferit që ia lejuan ndërhyrjen Gligorovit, ambasadori Hill e lëshon demonstrativisht takimin me fjalët se çdo gjë u mbetët në përgjegjësi mes jush mbasi u pajtua edhe kryetari i PDSH-së…!

Pas këtyre ngjarjeve, ambasadori Kristofer Hill ka nisur të mbajë një sjellje të ftohtë dhe dyshuese ndaj Arbër Xhaferit, gjer në mbarim të misionit të tij në Maqedoni dhe këtë nuk e ka mbajtur aq të mbuluar…

Ndërkaq, i gjithë ky tmerr policor u relativizua përmes një raporti të një komisioni parlamentar që e formuan me këtë rast me kryetar komisioni deputeti Mersel Bilalli dhe anëtari tjetër shqiptar Ismet Ramadani, të cilët raportuan se “ndërhyrja” policore ka qenë “legjitime” dhe dhuna e ushtruar “në suaza të ligjit”(!), ndërsa ishin të evidentuara mbi njëqind brutalitete fizike ndaj qytetarëve dhe 3 demonstrues të vrarë: Shpend Iseini, Nazmi Saliu dhe Milaim Dauti, martirët e rezistencës në mbrojtje të të drejtave shqiptare. Ndërkaq, anëtarët e atij komisioni parlamentar gligoroviqian sot janë në radhët për funksione të reja të qeverisë aktuale të Zaevit dhe debatues të çdonatshëm nëpër mediat televizive për zhvillimet politike në lidhje me shqiptarët…! SHQIPTARI.eu

 

Image result for ngjarjet e pergjakshme te Gostivarit

Image result for ngjarjet e pergjakshme te Gostivarit

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...