Published On: 2 Gusht, 2017

Ekskluzive: Tre deputetë të PAN-it kundër Ramush Haradinajt!

Kur kanë mbetur vetëm edhe pak orë deri në fillimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila është caktuar për të enjten në ora 10.00, koalicioni PAN nuk I ka aspak të sigurta votat për ta paraqitur zyrtarisht Ramush Haradinajn kryetar të Qeverisë së ardhshme dhe Kadri Veselin kryetar të Kuvendit.

Aktualisht numri i votave të koalicionit PAN nuk është mbi 60 vota në rastin më të mirë. Por, ajo që paraqet vështirësinë kryesor për koalicionin dhe mbijetesën e tij është se është përfundimtare se 2-3 deputetë të PDK-së, nuk do ta votojnë Ramush Haradinajn për kryetar të Qeverisë së ardhshme. “Është situatë e ndërlikuar për Qeverinë, pasi të paktën 2-3 deputetë të PDK-së janë kategorik se nuk do ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër, shpresat janë tek koalicioni LAA dhe nëse ndonjë deputet i VV do ta votojë Ramushin”, thotë ky burim shumë mirë i informuar.

Sipas tij është e mundur që Kadri Veseli të kalojë, por jo edhe Qeveria. Ndërkohë, presionet ndaj partive, LAA, AKR dhe LVV janë rritur në mënyrë që të thyejnë ndonjë deputet të tyre për të siguruar numrin prej 61 votave.

Tashmë aspak të sigurt nuk e kanë votën as të ndonjë deputeti të koalicionit LAA të përfolur në media ditëve të fundit.

Duket se pak shpresa grupet e kriminalizuar brenda PAN-it kanë mbetur. Dhe nëse dështon varianti i krijimit të qeverisë nga PAN-i, shpresat janë tek roli destruktiv i presidentit Thaçi, që t’ia jap një kandidati të dytë nga PAN-i të drejtën apo mandatin për formimin e Qeverisë.

Zgjedhjet janë mbajtur me 11 qershor, kur koalicioni PAN fitoi 38 vende, LVV 33 dhe LAA 29 deputetë. Por, LDK dhe PDK kanë dalur si parti me deputetë të barabartë me nga 23 deputetë. SHQIPTARI.eu

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...