Published On: 27 Prill, 2016

EKSKLUZIVE – Teuta, e bija e ministrit Krasniqi: Baba i dashur do të donim kjo të ishte vetëm një ëndërr e tmerrshme!

  • FEJTON EKSKLUZIV, dy dekada i mbajtur në sirtar, nga vrasja e kolonelit Krasniqi, krimet dhe dështimet! (12)

Fjala e Teutës, vajzës së të ndjerit i preku deri në lotë të pranishmit.

Babai ynë i dashur të gjitha do t’i kishim dhënë sikur kjo të ishte vetëm një ëndërr e tmerrshme. Se si do të na kishe pritur me një buzëqeshje të gjerë dhe një përqafim të madh. Deri në këtë moment nuk e kemi kuptuar se si do të na ikësh. Se telefoni kurrë më nuk do të cingërojë, e kurrë më nuk do të të shohim. Ti do të jeshë gjithmonë me ne, edhe pse jeta kurrë më nuk do të jetë e bukur dhe e plotë siç ishte. Ngushëllimin e kemi kur e dimë se çfarë deshe të bësh për popullin tonë kur e ka më se vështiri, edhe pse e ke ditur se jetën do ta keshë gjithmonë në rrezik. Prej këtu të premtojmë babai ynë i dashur se do të jemi të atillë siç na ke dëshiruar. Ndryshe as nuk mund të jetë, sepse ti me shpirtin dhe mendjen tënde, me të gjitha virtytet tua ke punuar dhe i ke shkrirë për popullin dhe për Kosovën.

Do të të ruaj ty dhe nënën dhe ajo do të na ruaj ne. Të gjitha lulet e kësaj bote do të çelin për ty. Të gjitha dëshirat tua do të plotësohen. Gjithmonë do të të ruajmë, gjithmonë do t’i ruajmë këshillat tuaja, gjithmonë do të duam. I pakalueshmi ynë! I paharrueshmi ynë babë!

Pas mbledhjes komemorative të gjithë u nisën në drejtim të Shtëpisë së Ushtrisë në Tiranë,  ku bëheshin homazhet e fundit ministrit të vrarë. Shumë njerëz atë ditë parakaluan afër trupit të ministrit të ndjerë, dikush duke qarë e dikush duke u bërë kinse i mërzitur. Nga zyrtarët e partisë Demokratike të Berishës kishte ardhur Arbnori. Personalitete të tjera të rëndësishme politike nuk kishte. Katër ushtarë kosovarë të veshur me xhinse dhe këmisha të kaltërta ndërroheshin duke ruajtur arkivolin në të cilin ndodhej trupi i ministrit Krasniqi, derisa kolona e gjatë e njerëzve parakalonte. Dikur vonë ata mbi kokë vendosën edhe kapelat e kuqe të UÇK-së.

Rreth orës 14.00, kortezhi u nis në drejtim të varrezave të qytetit. Në përcjellje ishte edhe  një togë ushtarake e ushtrisë shqiptare.

Lojë e madhe!

(…)

Zarfi në të cilën ndodhej Apeli nuk ishte i mbyllur, gjë që i mundësoi Tonit që ta lexonte atë gjatë rrugës për në televizion.

REPUBLIKA E KOSOVËS

MINISTRIA E MBROJTJES

DREJTORIA INFORMATIVE

Tiranë, 01.10.1998

Nr. i prot. : 09-98/08

APPEL

Duke vlerësuar situatën e rëndë dhe kritike nëpër të cilën po kalon populli shqiptar i Kosovës, rëndësia e mjeteve të informimit në gjuhen shqipe është e jashtëzakonshme për të sensibilizuar opinionin shqiptar në mbështetje dhe përkrahje të luftës së drejtë çlirimtare për liri dhe pavarësi. Në rrethanat bashkëkohore, nuk mundet të flitet për luftën çlirimtare pa mjete të fuqishme të informimit, të cilat pavarësisht nga themeluesit dhe programet politike të tyre, qëllim kryesor duhet të kenë informimin e drejtë, të plotë e të shpejtë dhe që e ndihmon çështjen kombëtare.

Për këtë arsye, kërkojmë nga të gjitha qendrat televizive shtetërore dhe private, mediat elektronike, radio stacionet, shtypi i përditshëm dhe periodik në gjuhen shqipe, që të mos kënaqen vetëm me informim të thjeshtë – me evidentimin sipërfaqësor të ngjarjeve dhe përshkrimin e pjesshëm të situatave luftarake në Kosovë por, të angazhohen për një informim të mirëfilltë, cilësor dhe funksional, në shërbim të luftës dhe rezultateve të saj. Vetëm në këtë mënyrë do të kryejmë obligimin tonë profesional në radhë të parë, e pastaj edhe moral, kombëtar dhe kushtetues.

Duke pasur para sysh mozaikun e skenës politike shqiptare, fatkeqësisht të përçarë dhe të shkapërderdhur tej mase, mjetet e informimit në gjuhën shqipe, është mirë që të mos ju fryjnë ndasive por, me mprehtësinë e penës dhe forcën e së vërtetës të angazhohen për bashkimin e mendjeve dhe zemrave, që të mobilizohen dhe japin kontributin e tyre në frontin aktual kombëtar, që sot është i rrezikuar më shumë se kurdoherë tjetër.

Të gjitha mjetet e informimit duhet të jenë në funksion të luftës çlirimtare dhe të bartësve të saj.

Drejtoria

Në mbrëmje, pas emetimit të lajmeve në telefon mori zëvendës Ministri i Mbrojtjes (Agim Mehmeti). Duke biseduar me Lufin ai i transmetoi urdhrin e kryeministrit kosovar për ndalimin e daljes publike të emrit të Drejtorisë Informative të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. FUND – SHQIPTARI.EU

Ndalohet botimi i këtij fejtoni pa lejen e gazetës SHQIPTARI.EU

LEXONI edhe:

http://www.shqiptari.eu/shokuese-po-zbulohet-bashkepunenimi-i-azem-syles-dhe-kupoles-se-krimit-me-serbine-tronditja-e-listes/

http://www.shqiptari.eu/hashim-thaci-e-tradhtoi-komandant-dajen-azem-sylen-nazim-bllaca-njeri-i-thacit/

Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. Xhafer Leci thotë:

    Vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit ishte vrasja më e rëndë se të gjitha vrasjet tjera, sepse u vra kreu dhe strategu kryesor i ushtrisë tonë. Nëse zbulohen vrasësit dhe urdhëdhanësit, ata duhët varur në litar në qendër të Tiranës, nëse këtë e lejon ligji…!

    Përgjigjiuni
    Pelqej(5) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...