Published On: 30 Tetor, 2016

Ekskluzive: Republika e Çamërisë në konfederatë me Greqinë, Qeveria selinë në Londër (Video)

ushtria

Kuvendi e miratoi njëzëri deklaratën e Pavarësisë së Çamërisë.

“Ne përfaqësuesit çam dhe arvanitas të trojeve të aneksuara nga Greqia, pas diskriminimit të gjatë nga Greqia, pas analizimit të gjatë të gjendjes të përndjekur mbi një shekull nga vendi ynë, shkeljes së të gjitha të drejtave vendosëm për formimin e Kuvendit, Qeverisë dhe organeve të tjera”. Menjëherë është pasuar me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Ahmet Gjanit, i cili u zotua për kryerjen e detyrave me nder.

“Do të vë të gjitha mundësit e mia në shërbim të të Çamërisë”, tha Gjana.

“Deklarata e Pavarësisë, çam dhe arvanitas si banor aktiv, dhe fatit të dëmshëm që ka pësuar kjo popullsi, të detyruar edhe ta lëshojnë territorin, dhe se shteti grek në vazhdimësi ka shkelur të drejtat e kësaj popullsie, mohimit të drejtës të deklarimit të etnisë së tyre,

Duke vërejtur se nga Greqia nuk është bërë asnjë hap për të drejtat e tyre,

Duke u nisur nga vullneti i popullit, të mbledhur në Kuvendin e lirë, si organ kushtetdhënës, e shpallim Çamërinë të pavarur me të drejta të barabarte me Greqinë dhe në bashkësi konfederate me Greqinë”.

Ky Kuvend duke e shpall shtet të barabartë dhe konfederal me Greqinë si fazë tranzicionale, pret konfirmimin e plotë nga Greqia,

Gjuha shqipe dhe greqishtja shpallen të barabarta.

Simbole shtetërore zgjedhet Flamuri me shqiponjë si trashëgimtar të epirotëve.

Shqiptarët janë popull shtetformues.

Organet dhe Kuvendet mbështeten nga çamët dhe arvanitasit.

Deri në nxjerrjen e Kushtetutës, Kuvendi dhe institucionet do të funksionojnë si organe të Republikës së Çamërisë, llogaridhënës para popullsisë arvanitase dhe çame.

Po ashtu u kërkua heqja e ligjit të luftës me Shqipërinë nga Greqia.

Kuvendi mbështet zhvillimin demokratik të Çamërisë dhe Greqisë.

Euro do të jetë valutë zyrtare.

Të gjitha asetet e institucioneve mbrohen nga ushtria e Çamërisë.

Selia e Çamërisë është në Londër.

Kryeministri do të ushtrojë edhe funksionin e Presidentit.

Ambasador në SHBA, në BE dhe në NATO. Aleancë me të gjitha shtetet miqësore.

Krijimi i ushtrisë së Çamërisë. SHQIPTARI.EU

LEXONI edhe:

http://www.shqiptari.eu/ekskluzive-u-shpall-republika-e-pavarur-te-camerise-me-president-ahmet-gjanin-video/

Loading...
 
Displaying 2 Comments
Have Your Say
  1. Perpara se te jepen urime, te cilat gjithkush nuk i kursen, duhet te na tregohet:
    – Te kerkohet njohja e gjenocidit grek ndaj çameve myslimane;
    – Te kerkohet riatdhesimi i çameve myslimane te debuar dhunshem nga vendlindja autoktone;
    – Te pozicionoheni per problemin e pronave te çameve myslimane; – Te trajtohet demshperblimet ndaj tyre;
    – Te njihen te gjitha te drejtat e tyre,ne perputhje me ligjet nderkombetare.
    – Te na sqarohet kush institucion ligjor qe perfaqeson çamet myslimane me banim ne Shqiperi, ka miratuar delegat nga ky komunitet dhe cilet jane.
    -Pse konfederata duhet vetem me shtetin Grek,mendoj se duhen trajtuar ne veçanti edhe marredheniet me shtetin Shqiptar qe duhet te nderrtoje Repubika e Camerise.
    -Mendoj se duhet te shprehet qarte dhe sakte qe, Republika e Camerise nuk e njeh dhe nuk pranon asnje diskutim per “Vorio-Epirin”.
    -Te cilesohet qe, Republika e Camerise, eshte shtet laik, nuk pranon konceptin e percaktimit te kombit mbi baza fetare. Banoret e besimit ortodoks dhe banoret e besimit mysliman, apo dhe banoret e ndonji besimi tjeter, te kesaj republike, nuk faqesojne asnje komb me baza fetare, por percaktohen per etni vetem etnine qe rrjedh nga gjuha, zakonet, doket, territorin, pra nga trashegimia e fiseve te lashta thesprote, kaone dhe mollose.
    – Pas ketyre sqarimeve, atehere do te japim bekimin tone.
    Urojme suksese ne punen e nisur duke mbajtur parasysh edhe sa me siper.
    Respekte nga “Deshmitari i mbetur gjalle”. 04.11.2016.

    Përgjigjiuni
    Pelqej(1) Nuk Pelqej(0)
  2. Halit thotë:

    Uroj nga zemra zgjedhjen e juaj kryetar te shtetit me te ri te Qamerise. Ky hap ishte gjeja ma e mire qe i ndodhi sot kombit tone. Shpresoj se neneudheheqejen tuaj do te rrealizohet qellimi qe qameria te behet, te zhvillohet dhe te barazohet me kombet tjera evropiane.Plaga e Qameve me ket akt do filloj te mbyllet. Gjenocidi, vujtjet do te marrin fund nje here e pergjithmone.At qe nuk mund ta bejen baballaret tane, po e bejne bijt e tyre.
    Rrespekt kombetar
    Le te na rroj Republika e lire e Qamerie per jete e mot.
    Nga
    Halit Elshani

    Përgjigjiuni
    Pelqej(0) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...