Published On: 30 October, 2016

Ekskluzive: Republika e Çamërisë në konfederatë me Greqinë, Qeveria selinë në Londër (Video)

ushtria

Kuvendi e miratoi njëzëri deklaratën e Pavarësisë së Çamërisë.

“Ne përfaqësuesit çam dhe arvanitas të trojeve të aneksuara nga Greqia, pas diskriminimit të gjatë nga Greqia, pas analizimit të gjatë të gjendjes të përndjekur mbi një shekull nga vendi ynë, shkeljes së të gjitha të drejtave vendosëm për formimin e Kuvendit, Qeverisë dhe organeve të tjera”. Menjëherë është pasuar me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Ahmet Gjanit, i cili u zotua për kryerjen e detyrave me nder.

“Do të vë të gjitha mundësit e mia në shërbim të të Çamërisë”, tha Gjana.

“Deklarata e Pavarësisë, çam dhe arvanitas si banor aktiv, dhe fatit të dëmshëm që ka pësuar kjo popullsi, të detyruar edhe ta lëshojnë territorin, dhe se shteti grek në vazhdimësi ka shkelur të drejtat e kësaj popullsie, mohimit të drejtës të deklarimit të etnisë së tyre,

Duke vërejtur se nga Greqia nuk është bërë asnjë hap për të drejtat e tyre,

Duke u nisur nga vullneti i popullit, të mbledhur në Kuvendin e lirë, si organ kushtetdhënës, e shpallim Çamërinë të pavarur me të drejta të barabarte me Greqinë dhe në bashkësi konfederate me Greqinë”.

Ky Kuvend duke e shpall shtet të barabartë dhe konfederal me Greqinë si fazë tranzicionale, pret konfirmimin e plotë nga Greqia,

Gjuha shqipe dhe greqishtja shpallen të barabarta.

Simbole shtetërore zgjedhet Flamuri me shqiponjë si trashëgimtar të epirotëve.

Shqiptarët janë popull shtetformues.

Organet dhe Kuvendet mbështeten nga çamët dhe arvanitasit.

Deri në nxjerrjen e Kushtetutës, Kuvendi dhe institucionet do të funksionojnë si organe të Republikës së Çamërisë, llogaridhënës para popullsisë arvanitase dhe çame.

Po ashtu u kërkua heqja e ligjit të luftës me Shqipërinë nga Greqia.

Kuvendi mbështet zhvillimin demokratik të Çamërisë dhe Greqisë.

Euro do të jetë valutë zyrtare.

Të gjitha asetet e institucioneve mbrohen nga ushtria e Çamërisë.

Selia e Çamërisë është në Londër.

Kryeministri do të ushtrojë edhe funksionin e Presidentit.

Ambasador në SHBA, në BE dhe në NATO. Aleancë me të gjitha shtetet miqësore.

Krijimi i ushtrisë së Çamërisë.

SHQIPTARI.EU

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...