Published On: 9 Nëntor, 2016

Ekskluzive: Presidenti amerikan Trump kërkonte ndërhyrje me trupa tokësore. Ai ishte tmerruar nga terrori serb (VIDEO)

Kosovarët duket se janë frikësuar pa arsye se Presidenti i porsazgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është kundër Kosovës. Express sjell një deklaratë të tij dhënë për Larry King në vitin 99, e ku ai kërkon të ndërhyhet me trupa tokësorë për t’i dhënë fund luftës në Kosovë.

Express sjell të plotë këtë deklaratë për Kosovës të Donald Trump, dhënë 17 vjet më parë.

“Do të veproja ndryshe, edhe pse e di se do të tringëlloj çuditshëm te shumëkush. Shiko kaosin që kemi shkaktuar në Kosovë. Unë mendoj që ne mund të themi se kemi humbur vetëm disa njerëz. Padyshim se ne ishim 10 mijë metra larg me aeroplanë prej ku po hidhnim bomba. Por shiko çfarë i bëmë atij vendi, atyre njerëzve; sa shumë vdekje dhe vuajtje u kemi shkaktuar. Ne do të duhej të shkonim atje me trupa tokësore, do të kishte vrasje edhe në këtë opsion por më pak. Nuk do të ishte situata kaq kaotike sa është tash. Njerëzit u përzunë nga tokat e tyre, nga territoret e tyre, çdokush po ikën kah po mundet dhe askush nuk po e di se çfarë po ndodh. Janë me mijëra të vrarë”.

 Ndryshe, serbët përmes një interviste të rrejshme, muajin e kaluar kishin thënë se Trump u ka kërkuar falje serbëve për ndërhyrjen ushtarake të vitit 99. Ai normalisht e mohoi intervistën. E vërteta është se paska mbrojtur qëndrimin më radikal të ndërhyrjes në Kosovë. 

Lexoni: 

http://www.shqiptari.eu/ekskluzive-dalin-ne-shesh-kryespiunet-qe-sot-e-udheheqin-kosoven/

 

Loading...
 
Displaying 2 Comments
Have Your Say
  1. M.muharremi thotë:

    Kurse mediat serbe dje dhe sot i kane mbushur faqet e tyre me plot admirim dhe gezim per fitoren e z.Tramph dhe shkrime senzacionalne se si presidenti i ri Tramph. Do te ua ktheje serbeve Kosoves nen juridiksionin e shtetit te tyre.
    Imagjinares. dhe ” xhevahireve ” serb te Gjuriqit e Daciqit e Nikoliqit e …vertet si dele kushe perpara..!

    Përgjigjiuni
    Pelqej(2) Nuk Pelqej(0)
  2. Xhafer Leci thotë:

    Një është e sigurtë, shqiptarët janë analistë dhe diplomat ende të papjekur politikshtë. Strategjinë afatgjate të Amerikës, nuk mund ta ndyshoj shumë lehtë një president…

    Përgjigjiuni
    Pelqej(4) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...