Debate Lajmi Kryesor Lajmi Kryesor 3

Ekskluzive: Kush i financonte dhe komandonte grupet e vrasësve “Skifterat dhe BIA”?

Agron Sulejmani në lagjen “Pejton” dhe Ruzhdi Shaqiri tek varri i Agron Sulejmanit

  • Disa çështje që priten të sqarohen nga Gjykatat për grupin e Agron Sylejmanit dhe Ruzhdi Shaqirit

Policia e EULEX-it dhe Policia e Kosovës kanë nisur një operacion të gjerë bastisje që lidhen me provat për vrasjet politike në Kosovë dhe ekzekutorët, të cilat dëshmi më pas do të çojnë në zbulimin e urdhërdhënësve, edhe pse shumë prej tyre janë përmendur në media dhe si të dyshuar nga Gjykata speciale.

Bazuar në hulumtimet e rasteve të vrasjeve dhe të ekzekutorëve, Gazeta Shqiptari.eu, ka siguruar disa çështje thelbësore kontetuese, që duhen zgjidhur nga Gjykatat përkatëse, që do të trajtojnë të gjitha rastet e krimeve politike.

1.) Kush e financoi grupin e Agron Sylejmanit dhe Ruzhdi Shaqirit?

2.) Kush ia krijoi logjistikën këtij grupi?

3.) Kush ishin të gjithë anëtarët e grupit nga cilat regjione?

4.) Kush iu jepte urdhëra për vrasjet politike të pas luftës?

5.) Sa kohë ky Grup ka qëndruar në Drenicë ku e kanë pas vendstrehimin në Drenas në cilat shtëpi?

Në Llaushë të Drenicë sa kohë kanë qënduar në shtëpinë e Nuhi Gecit (vëllait të Sabit Gecit)?

6.) Sa kohë ky grup ka qëndruar në Vitomiricë të Pejës, në cilat shtëpi?

7.) Sa kohë kanë qëndruar në Shal të Bajgorës?

8.) Çfarë armësh ka përdorur ky dhe grupi i tij?

9.) Ku është kallashnikovi i Agron Sylejmanit?

10.) Ku janë gëzhojat e gjetura në atentatin kundër Besim Dajakut, Bekim Kastratit e Gani Gecit?

11.) Ku janë gëzhojat e gjetura në rastin e Atentatit kundër Zemës?

14.) A është vjedh dhoma e Dëshmive me qëllim me i zhduk gëzhojat e gjetura në shumë atentate?

15 .) A ka qenë  vëllai i një zyrtari të lartë financuesi i këtij grupi nëpërmjet Sabit Gecit si udhëheqësi kryesor i këtij grupi?

17.) A ka qenë mbështetësi kryesor politik dhe urdhërdhënësi i këtij Grupi Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Azem Syla e Kadri Veseli?

18.) A i ka dhënë urdhëra ndaras nga të tjerët këtij grupi Brahim Kelmendi përmes Qerim Kelmendit?

19.) Kush e ka funizuar me drogë këtë grup?

20.) Kush e ka funizuar me prostituta këtë grup?

21.) Cilat lidhje i kishte Grupi me Policinë e Kosovës?

22.) Çfarë pozitash kanë ata që e ndihmuan grupin në policinë e Kosovës.

23.) Në sa raste i prishën, i zhbënë provat në vendet e krimit (ngjarjes) këta hetues të Policisë së Kosovës?

Shqiptari.eu

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *