Published On: 22 Prill, 2017

Ekskluzive: Ja gjashtë mashtrimet fundamentale nga Komisioni për matjen e territorit! Zbulohet edhe harta amerikane, që argumenton se Kosova po tkurret!

  •  
  • Harta amerikane, 1998.
  • Harta e Kosovës sipas delimitimit të kufirit 1945/1946
  • Intervistë me profesor Florimin Isufin, i cili me matjet bashkëkohore e dëshmoi se Kosova po ia dhuron Malit të Zi 82 km katror

Profesor Florim Isufi është njeriu kyç, që e zbuloi se matjet në Kosovë asnjëherë nuk ishin kryer me saktësi, ndërsa metodat e reja të matjes ofronin më shumë saktësi dhe shmangie të gabimeve, shkruan Gazeta SHQIPTARI.eu.

Ishte i pari eskpert i matjeve të territorit që u ftua në mënyrë të befasishme para shpalljes së Pavarësisë dhe pas saj, që t’u tregonte zyrtarëve të shtetit dhe atyre ndërkombëtare, se ku ishte kufiri, që në fakt si në Kullë, ai po respektohej plotësisht nga palët, nga policitë kufitare, respektive. Sidoqoftë, is ishte ftuar të dëshmonte dhe t’ua hiqte dilemat, por se çfarë do të ndodhë më pas, pas dhënies së këtyre informacioneve do të mbetet misterioze. Ajo që dihet tani më është e qartë, kufiri u zhvendos nga disa pika historikisht të njohura, dhe ato me Marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, dhe me raportet e Komisionit për  demarkacion dhe Komisionit për matjen e territorit.

Por, Kuvendi se ka në mend ti dorëzohet grupeve të intresit apo klaneve, që pritet të përfitojnë në të ardhmen nga ky ndryshim kufijsh në dëm të shqiptarëve, ku Kosova humb 8.230 hektarë ose afër 1% të territorit.

Janë disa nga faktet hartografike të cilat janë publikuar në raportin e Komisionit për matje, e që dëshmojnë qartë, se Kosova humb territor, dhe që hedhin poshtë rezutatin përfundimtar të matjes së shpallur të territorit, nga Komisioni për matje të territorit.

Në këtë intervistë më të plotën, që botohet për herë të parë për opinionin, publikohen për herë të parë disa harta, që kurrë më parë nuk janë publikuar dhe as interpretuar nga ndonjë specialist, dhe as nga dy Komisionet, ai për Demarkacion i kryesuar nga Murat Meha, dhe ai qeveritar për Matje të territorit nga akad.Hivzi Islami. Dy Komisionet disa prej këtyre hartave si ajo amerikane e vitit 1998, nuk i kanë përdorur, dhe siç kanë bërë me shumë prova të tjera, besohet se qëllimisht i kanë lënë jashtë dokumentacionit hartografik, në mënyrë që ti bëjnë sa më të besueshme manipulimet me fakte. 

Këtu po i botojmë edhe pesë hartat, që i ka shfrytëzuar Komisioni për matjen e territorit, por, që në të vërtetë zbulojnë falsifikimin e këtyre fakteve:

  1. Harta kadastrale e komunave të Kosovës e vitit 1974;
  2. Harta e akademikut të ndjerë Mark Krasniqit e vitit 1963;
  3. Harta e Kosovës sipas delimitimit të kufirit 1945/1946;
  4. Harta e Kosovës e Entit gjeodezik të Kosovës e vitit 1984, 1 me 150 mijë dhe
  5. Harta e një autori serb;

Të gjitha janë botuar së bashku në fund të shkrimit.

Shqiptari.eu: Z.Florim, kush janë kompetentët apo profesionistët për matjet bashkëkohore të territorit të një shteti?

Florim Isufi: Sot territori i një shteti matet me metoda të ndryshme. Deri më tani kompetent për matjen e një territori ishin gjeodetët dhe Hartografët. Edhe sipas definicionit Gjeodezia është shkenca mbi matjen.

Shqiptari.eu: Metodologjia që ju e përdorni sa është e saktë sot, dhe sa ekspert ka Kosova për matjet satelitore të një territori?

Isufi: Nuk mund të kem njohuri të saktë mbi numrin e shkencëtarëve që mund të kryejnë matjen e territorit të Kosovës. Matja nuk është e thjeshtë dhe gjithashtu kërkon njohuri të thella nga hartografia dhe gjeo-informatika. Madje, deri më tani edhe ne jemi shërbyer me të dhëna nga matjet e të tjerëve, sepse për të realizuar një matje nevojitet kohë dhe bazë e mirë e informatave. Por, kur kuptuam se matjet e mëhershme nuk ishin në përputhje me publikimet dhe se nuk kishte korrektim të poligoneve hapësinore, ne filluam të zbatojmë metodën më moderne mbi matjen dhe të fitonim rezultate të reja dhe më të sakta, duke përdorë edhe disa metoda tradicionale. Ne kemi përdorë metodat e GIS dhe Remote Sensing-ut.

Shqiptari.eu: A ka një shkencëtar apo specialist tjetër  përveç juve z.Isufi për matje të territorit me metodën më bashkëkohore, nëpërmjet Remote Sensingut, nëpërmjet satelitëve?

Isufi: Deri më tani nuk kemi hasur asnjë publikim shkencor për matje që për objekt të studimit ka pasur matjen e ndonjë territori me ndihmën e Remote Sesing-ut. Me siguri po të kishte pasur, do të aplikonin në rastin e matjes së tërritorit të Kosovës dhe Malit të Zi. Nuk është edhe metodë aq e lehtë, si e tillë kërkon hardver, softver të avancuar dhe personel të përgatitur. Kjo metodë kërkon edhe qasje permanente në serveret ndërkombëtar të imazheve satelitore dhe bazave tjera hartografike.

Shqiptari.eu: Bazuar në këtë përvojë të re shkencore, dhe matjet e gabuara që përmendet, sa ishte gabim apo sa dilte territori i Kosovës më i vogël se sa që ishte?

Isufi: Territori i Kosovës në shënimet e ndryshme dhe në literaturat e ndryshme shfaqet me sipërfaqe të ndryshme. Kjo sipërfaqe paraqitet nga 10.800 km2 deri tek 11.000 km2. Kjo ka vërë dyshimin se diçka nuk është në rregull me sipërfaqen e Kosovës. Kur filluam matjet në hartat e para dhe sipas delimitimit të parë të kufijve të njësive administrative të ish Jugosllavisë, konstatuam se territori i Kosovës po tkurret vetëm me Malin e Zi për 82 km2. Më vonë kjo u konstatua edhe me matjen e territorit të Malit të Zi.

Shqiptari.eu: Kur i bëtë këto matje që rezutuan me gabime të ndjeshme?

Isufi: Matjet precize të territorit të Kosovës i kemi bërë në vitin 2015, ndërsa dyshimet për ndërrimin e kufirit për herë të par i kemi vrejtur në vitin 2008 (por nuk ishim të sigurt se do të ndodhë një gjë e tillë).

Shqiptari.eu: A mund të na thoni si është zhvilluar apo si dokumentohet ndërtimi i vijës kufitare me Malin e Zi?

Isufi: Ne kemi publikuar disa herë rrjedhjen kohore të zhvillimeve rreth vijës kufitare Kosovë- Mali i Zi. Është për tu çuditur se si strukturat politike dhe profesionale qeveritare nuk po e kuptojnë kronologjinë e zhvillimit të këtij kufiri. Zanafilla e këtij kufiri është me ri-startimin e Jugosllavisë, d.m.th. me delimitimin e vitit 1945/46. Këtë më së miri mund ta vërtetojmë me kushtetutën e parë të Malit të Zi në vitin 1946. Pra, çdo gjë është e qartë, vetëm duhet sistematizuar të dhënat tekstuale dhe hapësinore. Pastaj, asnjëherë nuk ka pasur ndonjë dokument zyrtare politik dhe administrativ që ka inicuar dhe realizuar ndryshimin e vijës kufitare. Ajo çka është shqetësuese, është se territori i Kosovës ka pësuar ndryshime në sipërfaqe dhe për këtë ka shkaktuar edhe huti, ndërsa territoret e njësive tjera administrative të ish Jugosllavisë nuk kanë pësuar ndryshime të mëdha (aty këtu ndonjë vendbanim) prandaj edhe publikimi i sipërfaqes ka qenë gjithmonë i njëjtë dhe i saktë.

Shqiptari.eu: Matjet dhe rezultatet e gabueshme në matje nga Komisioni për matjen e territorit, pse dy rezultate të ndryshme në 10.887 km, dhe 18 km më shumë në njërin rezultat?

Isufi: Ndryshimet në vlerat e sipërfaqes së Kosovës shpjegohen në mënyra të ndryshme. Dikush thotë me matjet më të sakta u konstatua ndryshimi i kësaj vlere, disa nuk kanë ndonjë shpjegim shkencor e vetëm pajtohen me ‘rritjen’, ndërsa disa tjerë mendojnë se ndryshimi vjen nga projeksioni i shfrytëzuar në llogaritje (kartezian apo sferoid). Shikuar në aspektin shkencor, bazuar në hartat e shfrytëzuara nga institucionet e ndryshme ka pasur gabime në llogaritje, sepse nuk ka pasur një poligon unik dhe permanent që është marr për bazë që nga viti 1945 deri më tani. Kjo dëshmohet edhe me hartën e KSA të Kosovës e vitit 1974 e punuar nga i vetmi entitet i Kosovës për përpilimin e hartave: Drejtoria për Gjeodezi e KSA të Kosovës, me kufi të zonave kadastrale që dëshmon për një vijë tjetër kufitare nga ajo e demarkimit të vitit 2015. Gjithashtu edhe hartat e aprovuara nga Këshilli Ekzekutiv i KSA të Kosovës (Qeveria e Kosovës, para lutës së vitit 1999), dhe shumë harta me shkallë të madhe të planeve hapësinore dhe komunale të Kosovës para vitit 1988. Dëshmi janë edhe shumë harta vendore dhe ndërkombëtare të punuara nga institucionet më kredibile të ish Jugosllavisë dhe institucioneve tjera ndërkombëtare që kanë vepruar në Kosove.

Shqiptari.eu: Pse i kanë dalur 18 km më shumë territor i Kosovës në matjet e pretenduara të Komisionit për matje të territorit, që se shpjegon dot raporti i Komisionit?

Isufi: Poligonet e ndryshme që mbyllin sipërfaqen që matet japin vlera të ndryshme. Nuk dihet cili poligon është marr për bazë kur është matë sipërfaqja prej 10.887 km2, ndërsa sipërfaqja prej 10.905 km2 është marr nga Agjencioni Kadastral i Kosovës. Ne edhe atëherë kemi menduar se nuk ka nevojë për ri-matje sepse një punë të tillë e ka realizuar AK i Kosovës dhe për ta vërtetuar këtë vlerë duhet të zbatohet bazë tjetër dhe metodologji tjetër. Nuk konsiderohet matje, nëse bazën hapësinore dhe atributive e kemi marr të gatshme nga institucioni, i cili e ka bërë matjen shumë kohë më parë. Madje, kjo nuk konsiderohet as vërtetim, por vetëm ri-publikim i të njëjtës vlerë, aq më tepër kur këto vlera vinë nga institucioni, i cili udhëhiqet nga kryetari i Komisionit shtetërorë për shenjëzimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi.

Shqiptari.eu: Sa është serioz raporti i Komisionit për matje të territorit?

Isufi: Ne e kemi analizuar këtë raport atëherë kur u bë zyrtar dhe i fitoi atributet e një raporti qeveritar. Deri para votimit në qeverinë e Kosovës ai raport ishte i një grupi punues dhe nuk kishte ndonjë rëndësi specifike për ne sepse ishim të angazhuar me një punë tepër të rëndë shkencore dhe shumë të rëndësishme për procesin, matjen e territorit të Malit të Zi. Kur ky raport u bë zyrtar dhe shtetëror ishte objekt i analizës profesionale dhe praktike. Si raport, i tillë ka dualizma dhe probleme përmbajtësore. Në aspektin e fakteve hapësinore krijon mundësi të mospërputhjes së fakteve të prezantuara dhe mospërputhjes së të gjitha fakteve hapësinore me rezultatin përfundimtarë. Ka disa raste, të cilat në të ardhmen do të lënë mundësi të komentimeve të ndryshme.

Shqiptari.eu: Cilat janë rezultatet e raportit të  Komisionit për matje të territorit e të cilat janë në shpërputhje me përfundimet e arritura nga vetë ky Komision?

Isufi: Ne kemi identifikuar gjithsej gjashtë raste të pa përputhshmërisë me rezultatet përfundimtare të raportit (shifra e sipërfaqes prej 10905.25 km2). Ndërsa nëse marrim parasysh edhe problemet kufitare aktuale me Serbinë do të ketë shumë më shumë mos përputhje. Këto mospërputhje janë të natyrës faktike dhe shkencore, të cilat lehtë mund të vërtetohen përveç nga shkencëtaret edhe nga studentet e gjeografisë, por edhe nga ata që kanë njohuri bazike nga hartografia. Vlerësoj se një dokument shtetërorë i miratuar nga qeveria nuk guxon të ketë kaq shumë mospërputhje të fakteve.

Shqiptari.eu: Sa është kredibil rezultati për shenijimin e vijës kufitare nga Komisioni shteëror për Demarkacion, i kryesuar nga z.Meha?

Isufi: Ne kemi theksuar disa herë se marrëveshja nuk ishte menduar mirë dhe se në fund rezultoi në dëm të Kosovës. Këtë e kemi dokumentuar disa herë dhe tash më, e ka kuptuar çdo njeri. Metodologjia e pranuar për demarkim ishte e njëanshme dhe jo e artikuluar mirë. Ka pasur disa mundësi që të manovrohet me palën malazeze dhe të imponohet një demarkim më i drejt dhe më i besueshëm. Për këto probleme kam informuar strukturat e ndryshme menagjeriale që nga viti 2008 me prezantim shkencor dhe fotografi nga terreni. Bazuar në këtë, nuk qëndron akuza e qëllimshme dhe keqinformuse se nuk kemi qenë në ato hapësira. Në vijën kufitare të Kosovës me Malin e Zi kemi qenë shumë herë zyrtarisht dhe privatisht, dhe se informatat nuk i kemi bërë publike asnjëherë sepse kemi besuar në institucionet e vendit tonë për një qasje të fortë dhe intelektuale në bisedime me palën malazeze.

Shqiptari.eu: Sa paskatësi ka dhe cilat janë gabimet e rezutateve të Komisionit shtetëror për demarkacion?

Isufi: Nëse i bëjmë një analizë materialeve të publikuar nga qeveria e Kosovës për shenjëzimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, do të vërejmë disa gabime dhe mospërputhje të rezultateve. Gjithashtu në material ka edhe fakte hartografike që nuk përkoj me realitetin. Kjo është edhe shqetësuese sepse masa e thjesht dhe strukturat politike mendojnë se faktet hartografike prezantojnë realitetin faktografik, ndërsa e vërteta është ndryshe.

Janë diku 13 deri 17 fakte, të cilat në realitet nuk janë ashtu si prezantohen në material. Nuk e di pse është bërë një gjë e tillë, por mund të konstatohet që është bërë. Personalisht mendoj që është ndonjë gabim teknik apo është neglizhencë e grumbullimit dhe printimit të materialeve hartografike duke i shtuar edhe elemente hartografike (kufirin) që nuk ekzistonte në ato harta. Me një fjalë, harta në realitet nuk ka kufi, ndërsa është e prezantuar me kufij sipas demarkimit të vitit 2015. Këto dhe disa fakte tjera tregojnë për disa pasaktësi në materialin e publikuar.

Shqiptari.eu: Cilat janë faktet, dokumentet që Komisioni i udhëhequr nga Meha, nuk i ka marrë parasysh fare, dhe që ju i keni publikuar në vazhdimësi?

Isufi: Ekzistojnë shumë fakte, të cilat vërtetojnë vijë tjetër kufitare nga ajo e demarkimit të 2015. Ato janë nga më të saktat deri tek ato me shkallë të vogël e që nuk paraqesin ndonjë saktësi në identifikimin dhe deshifrimin e vijave kufitare. Fatbardhësisht për ne, këto materiale janë të punuara dhe publikuara nga institucionet, shkencëtaret dhe shtëpitë botuese më të mira të ish Jugosllavisë. Gjithashtu vlen të theksohet se kontrolli shtetëror mbi saktësinë e tyre ishte shumë i madh dhe pa tolerancë të gabimeve. Për këtë, ne mendojmë se nuk është dashur të iket nga këto fakte dhe mos t’i imponohen palës malazeze.

VIJON nesër

Harta e 2015, me të cilën Kosova humb 8.230 hektarë territor

 Harta kadastrale e komunave e vitit 1974

Harta e akademikut të ndjerë Mark Krasniqit, 1963

Harta e Kosovës sipas delimitimit të kufirit 1945/1946

Harta e Kosovës, e vitit 1984, 1 me 150 mijë.

Pesë hartat që dëshmojnë se Komisioni matjeve, ka nxjerrë përfundime mashtruese, në rezultatin përfundimtar, pasi këto dëshmojnë të kundërtën e përfundimeve të Komisionit për matjen e territorit.

A 5
Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. kesegjia says:

    Zotri profesori te lumt .telumt, se ksi njerz i duhen kosoves e jo hajna se na shkatrrun, krejt hajnat, e tradhtaret, , por zotri profsor, telutemi , me gjdo kusht e munsi , mos le jo , qe te humbim teritor, nese asht nevoja e paravce , shiqoni si asht e mundur qe diaspora ta financon, se diaspiora ka rrezikue mashum , dhe ksaj radhe te dalim me faqe te bardh , dhe ti tregohet hajnave e tradhtarve se ball ma , me rrena ,e hajni, telumt telumt kjo asjht vepra ma e madhe e juaja ,e disa me tituj e tradhtar, qe po e humbin edhe vleren e arsimit, .

    Përgjigjiuni
    Pelqej(9) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...