Debate Lajmi Kryesor

Ekskluzive: Gjykata speciale nuk i arreston komandantët para gjysmës së dytë të gushtit! Specialja i gjykon edhe krimet e serbëve!

 

Si duket disa të dyshuar për krimet e kryera në Kosovë, vrasjet politike edhe për një kohë do të jenë të lirë. Burime të Gazetës Shqiptari.eu njoftojnë se shumë nga gjykatësit e angazhuar nga Gjykata speciale do të jenë në pushime deri kah mesi i gushtit, dhe të paktën deri në këtë kohë nuk do të ketë arrestime.

Nuk dihet nëse edhe komandantët e dyshuar për krime lufte janë duke i bërë pushimet e fundit para arrestimeve.

Por, një gjë është e qartë se Gjykata speciale nuk është krijuar as me ligj për të përndjekur vetëm shqiptarët e dyshuar që kanë kryer krime lufte. Sipas Ligjit për Dhomat e specializuara, dhe sipas informacioneve zyrtare të publikuara javë më parë nga Gazeta Shqiptari.eu, sipas zyrtarëve të saj, të cilët kanë konfirmuar katërçipërisht se kjo Gjykatë do të ndjek çdo të dyshuar për krime lufte, pavarësisht përkatësisë nacionale.

Pra, çdo shqiptar viktimë e luftës apo famijarë i viktimave, çdo shoqatë apo institucion mjafton që ti deponojë provat pranë kësaj Gjykate dhe rastet do të gjykohen.

Nuk është aspak e vërtetë siç po mashtron një pjesë e politikës, zyrtarë të lartë të shtetit dhe avokat, se është një gjykatë e padrejtë dhe që ndjek vetëm shqiptarët. Këtë imazh po përpiqen t’ia japin pikërisht politikanë dhe komandantë të dyshuar për krimet që kanë kryer ndaj shqiptarëve, dhe të fshihen tani si viktima të ndjekjes nga serbët. Ndërsa, shumë nga figurat e shquara duket se janë vrarë edhe me udhëzime nga shërbimet inteligjente serbe, nga e cila disa komandantë merrnin udhëzime. Shqiptari.eu

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *