Published On: 28 Prill, 2017

Ekskluzive: Gjykata speciale do ti gjykojë edhe krimet serbe ndaj shqiptarëve!

Shqiptarët kanë të drejtë që në Gjykatën speciale ti deponojnë dëshmitë e tyre për të akuzuar serbët që kanë kryer krime, bëjnë të ditur për Gazetën Shqiptari.eu, burime dhe interpretues të Ligjit për Gjykatën speciale.

Sipas ligjit, Gjykata speciale është e autorizuar të vendosë për çdo rast krimi lufte nga viti, 1998 deri në vitin 2000.

Pra, të gjitha rastet e krimeve serbe, monstruoze dhe të rëndomta, dhunime dhe të tjera, duhet të gjejnë mënyrën që të ofrojnë dhe të depozitojnë prova për krimet serbe.

Është e habitshme, se për dy vite, është lajthitur opinioni se nga Gjykata speciale do të dënohen vetëm shqiptarët për krimet e dyshuara ndaj serbëve.

Madje, në pyetjen thelbësore, se nëse këtë mundësi e kanë shqiptarët, dhe që viktimat e dhunimeve, familjarët e të vrarëve dhe të tjerë posedojnë dëshmi për krime, dhe do të depozitonin numër të madh, përgjigja është se Gjykata është mobile, dhe se ka kapacitete të mjaftueshme për tu marrë me çdo krim lufte dhe se ajo mund të rritet sipas nevojave.

Familjarët dhe viktimat e familjeve të agresionit serb, përfshirë institucione apo ojq, që kanë dokumentacion dhe informacion ti shfrytëzojnë ato dhe ti dërgojnë pranë Gjykatës, e cila ka njerëzit e saj kompetent për kontaktim. SHQIPTARI.eu

 

 

A 5
Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. fery says:

    Pra, ky ishte shqetesimi vuciqit pse ai , me rastin e lirimit të z.haeadinaj nga Gjykata e kollmarit , mblodhi keshillin nacional serb , pse e ftoi ambasadorin serb ne france ne konzulltime ne Bg, pse i dergoi ministria e jashtme serbe note proteste shtetit të frances , pse u hodh menjiher ne sulm primitiv nji hordhi e pakontroolluar zyrtaresh dhe politikanesh primitiv serb duke u shprehur me fjale me fyese per drejtesine franceze dhe shqiptaret…ku kasneci serb vuciceviq printe nga ato ofendime antishqiptare… etj, etj, sepse , tani me z. Heradinaj nuk do të jete teme ne Bg dhe, ai nuk do të ftohet dhe as gjykohet nga Gjykata Speciale por, do të ftohen nga Prokuroria Speciale edhe zyrtar serb nder të cilet mund të jete edhe vuciqi, nikoliqi, vulin, daciqi, drecun … Dhe kriminel tjere të cilet kryen krime ndaj civileve të pafajshem shqiptar ne kosove..!
    Kesaje i thone o Vuciq , ” luje mace , kryet e buallit. “….!

    Përgjigjiuni
    Pelqej(1) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...