Published On: 31 Tetor, 2016

Ekskluzive: Deklarata origjinale e Shpalljes së Pavarësisë së Çamërisë

qamdeklaratqamdeklarat2

Gazeta shqiptari.eu ju sjellë deklaratën origjinale të Pavarësisë së Çamërisë, dhe po ashtu ndodhitë më të reja, përkatësisht zhvillimet e fundit pas Shpalljes së Republikës së Çamërisë.

Menjëherë pas Shpalljes së Pavarësisë nga delegatët e të gjitha trojeve për popullatën çame dhe arvanitase në Greqi, përkatësisht konfederatës me Greqinë si fazë tranzicionale, Qeveria e Çamërisë, përkatësisht Presidenti dhe kryeministri i saj Festim Lato ka mbledhur ekipin e tij, dhe ka filluar koordinimin e punëve, të një rruge të gjatë, deri tek realizimi i Republikës së Çamërisë.

Kuvendi i Republikës së Çamërisë në deklaratën e Pavarësisë është zotuar se ky qëllim kombëtar, do të realizohet brenda një viti.

Kuvendi e ka miratuar njëzëri deklaratën e Pavarësisë së Çamërisë të dielën me 30 tetor 2016 në Hagë të Holandës.

“Ne përfaqësuesit çam dhe arvanitas të trojeve të aneksuara nga Greqia, pas diskriminimit të gjatë nga Greqia, pas analizimit të gjatë të gjendjes të përndjekur mbi një shekull nga vendi ynë, shkeljes së të gjitha të drejtave vendosëm për formimin e Kuvendit, Qeverisë dhe organeve të tjera”, ka deklaruar dje me rastin e zgjedhjes kryetar i Kuvendit Ahmet Gjani, i cili u zotua për kryerjen e detyrave me nder.

Kuvende e ka shpall Republikën e Çamërisë shtet të barabartë dhe konfederal me Greqinë si fazë tranzicionale, gjuhen shqipe të barabartë me greqishten, po ashtu ka përzgjedhur simbolet shtetërore flamurin me shqiponjë si trashëgimi të epirotëve, organet dhe Kuvendi mbështeten nga çamët dhe arvanitasit dhe se brenda një kohe të shkurtër Kuvendi do ta nxjerrë Kushtetutën

Ndërsa, për valutë të vetën Kuvendi e ka zgjedhur euron.

Republika e Çamërisë ka mbi 17 mijë kilometra katroë, afërsisht  gati sa dy herë territori i cunguar i Kosovës.

Ne këtu më poshtë po e sjellim deklaratën origjinale të Shpalljes së Republikës së Çamërisë. SHQIPTARI.EU

Loading...
 
Displaying 3 Comments
Have Your Say
  1. Alfred thotë:

    “Ne presim që popullit çam ti jepet e drejta dhe ti njihet genocidi që i është ushtruar mbi këtë popullsi”Urime per kete fitore qe mberite me shum mundime e perpjekje por e MERITON cameria ti njihen trojet e veta!!!!Është një ditë e mbarë, dhe një çast historik, “Çamëria”, me seli në Hollandë,me kryetar Festim Lato urime te metejshme per ju dhe anetaret e kesaj organizate Resul Piron udheheqesi me patriot i ketij kombi per kete popull!!!!

    Përgjigjiuni
    Pelqej(2) Nuk Pelqej(0)
  2. Ani thotë:

    Cameria meriton te trajtohet si ceshtje nderkombetare dhe te njifte nga gjithe bota dhe parlamenti europian!!!Urime per camerin dhe camet qe Kuvendi ka deklaruar pavaresin e cameria!!!Resul Piro urime per postin e meriton po ashtu pergesoj dhe antaret e kuvendit deklasrues te cameria me punen e tyre te pa lodhshme!!!!

    Përgjigjiuni
    Pelqej(1) Nuk Pelqej(0)
  3. Bajram Doka thotë:

    Punë të mbarë i dashur Kryeministër! Neve na ke gati, gjithë kombiShqiptar është gati në shërbim të Lirisë së Çamëve dhe vllezërve të gjakut tonë Arvanitasve. Qoftë i bekuar kombi Shqiptar.
    Rrofte Republika e Çamërisë dhe populli i shenjtë Çam

    Përgjigjiuni
    Pelqej(13) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...