Published On: 15 Gusht, 2017

Ekskluzive: Bashkimi Evropian njeh Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran (Dokument)

Bashkimi Evropian ka ndryshuar pozicionin sa i përket njohjes së shtetësisë së Republikës së Kosovës.

Për dallim nga vitet e mëparshme kur BE-ja së tërësi mbante qëndrim neutral ndaj pavarësisë së Kosovës, tani më ka ndryshuar qasja, njofton agjencia e lajmeve INA.

Sipas vendimit të fundit të Këshillit të arritur më 17 korrik 2017, e cila ka të bëjë me Marrëveshjen kornizë në mes BE-së dhe Kosovën mbi parimet e përgjithshme për pjesëmarrje të shtetit të ri në Programet e Unionit, Kosova njihet si shtet i pavarur.

“Konkluzionet e Marrëveshjes nuk e prejudikojnë pozicionin e Shteteve Anëtare për statusin e Kosovës, i cili do të vendoset në pajtim me partikën e tyre kombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare.  Asnjë nga kushtet, formulimet ose përkufizimet të përdorura në këtë Marrëveshje përfshirë edhe Anekset, ose në programet e Unionit përbëjnë njohjen e Kosovës nga Unioni si një Shtet i pavarur, por kjo nuk përbën njohjen individuale të Shteteve Anëtare në atë kapacitet, sepse ato akoma nuk kanë marrë një hap të tillë”, theksohet në Marrëveshje.

Vlen të theksohet se më këtë marrëveshje Bashkimi Evropian ka për qëllim të ndihmoj Kosovën në apsketin ekonomik dhe financiar dhe në masat e bashkëpunimit teknik.

Kjo ndihmë është e bazuar në Nenin 212 të Traktatit për Funskionimin e Bashkimit Evropian.

Mirëpo për shkak të krizës politike dhe për shkak të mungesës së programeve të Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), që vjen si pasojë e dështimit të marrëveshjes së re, Kosova rrezikon që të humbë edhe 50 milionë euro nga Bashkimi Evropian.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes një përgjigje me shkrim ka thënë se performanca në kuadër të programit të FMN-së është me rëndësi qenësore në vlerësimin e BE-së për stabilitetin makro-fiskal në Kosovë.

Prandaj, sipas tyre, miratimi dhe zbatimi i programeve të BE-së do të duhet të vlerësohet në këtë kontekst.

“BE-ja, aktualisht është duke përgatitur dy programe nga Sektori Mbështetës për Buxhetit, për të përkrahur Reformën e Administratës Publike dhe Menaxhimin e Financave Publike në Kosovë, me një vlerë prej 50 milionë euro. Për të përfituar mbështetje nga Sektori për Buxheti i BE-së, një kriter i domosdoshëm është stabiliteti makro-fiskal”, thuhet në përgjigjen e zyrës së BE-së Kosovë. (INA)

http://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/PDF/?uri=CELEX:32017D1388&from=EN

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...