Published On: 22 Prill, 2017

Ekskluzive: Arrestimet nga Gjykata Speciale do të ndodhin së shpejti! Kërcënimet, lojë e kabinetit të nëndheshëm

 

  • Paralajmërimet e institucioneve të Kosovës se kinse janë të rrezikuar liderët politik dhe shtetëror nga grupe dhe organizata të jashtme në prag të festës së Pashkëve, ishin dhe janë skenar të cilin zyrat adekuate ndërkombëtare të analizave empirike e kanë deshifruar këtë lojë skenarësh me regjisorë të Kosovës, anise nuk ua thonë rezultatin e këtyre analizave institucionet e Kosovës, këto rezultate priten të duken në muajt e ardhshëm.
  • Shkruan: Anton Shala
  • Uashington Dc.

Arrestimet nga Gjykata Speciale priten së shpejti. Paranoja që ka kapur “liderët” e shtetit të kapur, janë tmerrësisht të pabalancuara në çdo pikëpamje. Kosova si shtet i kapur nga nëntoka kriminale që veten e quan “çlirimtare” nga brejtja e zhvatjes dhe e mashtrimeve kapitale është bërë shtet rrumpallë me të cilin zbaviten, grupe të ndryshme piratësh, kriminelësh të kalitur, të të gjitha shtresave të shoqërisë. Kosova tashmë po bëhet shtet i dështuar…

Ata, që nuk kanë gisht në krime nuk duhet të frikësohen, duhet të mendojnë sesi duhet të çmontojnë sistemin kleptokratik që fuqishëm dominon në shoqërinë e Kosovës. Popullizmi okultar që e kalitën ideologët e majtë dhe të djathtë, më vonë zhvatësit e tejdukshëm, e ka sjellë Kosovën në një rrugë të pakthim. Amerika, Gjermania, nuk e mbështesin më këtë klasë politike, e cila ka filluar të hedhë shqelma kundër miqve tanë që na çliruan.

Kërcënimet e liderit të Kosovës Hashim Thaçi dhe loja e tij me AKI-në dhe Policinë e Kosovës duket të jetë shenjë e qartë se Presidenti e ka humbur ekuilibrin e arsyeshëm logjik. Paralajmërimet e institucioneve të Kosovës se kinse janë të rrezikuar liderët politik dhe shtetëror nga grupe dhe organizata të jashtme në prag të festës së Pashkëve, ishin dhe janë skenar të cilin zyrat adekuate ndërkombëtare të analizave empirike e kanë deshifruar këtë lojë skenarësh me regjisorë të Kosovës, anise nuk ua thonë rezultatin e këtyre analizave institucionet e Kosovës, këto rezultate priten të duken në muajt e ardhshëm. Përmbajta e këtyre paralajmërimeve shterpe  është mizori në vete sepse është shantazh direkt i shtetit nga personat që e kanë kapur shtetin e Kosovës.

Kosova tashmë shtet i kapur, por fatkeqësisht kjo kapje ishte e dëshiruar nga Serbia, dhe kjo tani më është shumë e qartë. Pak ditë më vonë doli AKI-ja dhe Policia me njoftimin se rreziku ka kaluar …!!!

Kjo duket aq qesharake sa vet paralajmërimi. Skenarët e këtillë edhe nga ata parashkollorët janë më të menduar dhe mjeshtëruar. Kjo lojë duket qartë se vjen nga kabineti i nëndheshëm ala Thaçqe, është pjesë e skenarëve, të cilët rrjedhin nga paranoja e Presidentit Thaçi dhe të tjerëve afër tij, thënë më thjesht ata që duhet të shoqërohen peë Hagë pjellin skenare të paqena  vetëm sa për të sajuar ankth dhe huti që më së shumti u shkon përdore atyre që nëntoka ishte themeli i ngritjeve politike.

Sipas logjikes Dhomat e Specializuara të kryeprokurorit Special kanë një barrë, e cila e shpëton Kosovën nga keqbërësit lokal, të cilët prodhuan vetëm krim të organizuar dhe penguan drejtësinë për tu marrë me krimet e rënda. Ky është fakt i pakontestuar prandaj edhe Dhomat e Specializuara janë të paprekshme nga sindroma lokale, sindromë e cila kishte infektuar Euleksin. Avokatët e të akuzuarve të mundshëm i fërkojnë duart sepse koha për përfitime ekonomike  ka ardhur. Klientët e tyre lokal, së shpejti do të ndërrojnë vendbanimet, vendbanime tek cilat do të kalojnë vitet e pleqërisë, nuk do të jetë si me të burgosurit e Kosovës të cilët janë të dënuar por rrinë nëpër spitale, i bëjnë pushimet verore në Shtetin Shqiptar, këndellen dhe argëtohen anembanë Kosovës me lejen e Hashim Thaçit etj.

Mundësi të këtilla të dëfrimit nuk do të ketë në Hagë. Ata që mësyjnë Hagen kësaj radhe do të qëndrojnë në Hagë, d.m.th. nuk do ta kenë luksin e bashkëfajtorëve të burgjeve të Kosovës. Fati i liderëve të nëntokës kriminale dhe të ligjeve të maleve do të jetë i prerë dhe i merituar. Sa  banorë të ri do të ketë Holanda me origjinë nga Kosova nuk mund thuhet saktësisht mbase ky institucion jetëgjatë dhe për gjatë jetëgjatësisë së tij banorët me origjinë Kosovare do të rriten. Por, nuk do të bëhen shtetas të Holandës meqenëse mikpritja holandeze nuk do të mungoj. Holandezët respektojnë rregullat dhe këtë do ta përjetojnë edhe “banorët” e rinj, të cilët nuk e kanë zemërgjerësinë si kosovarët, që të dënuarit për krime lufte ose krime politike, ekonomike të dalin e të dëfrehen ku t’ua don shpirti. Gjërat e këtilla ndodhin në shtetin kapur nga nëntoka. Nëntoka pra është lidershipi i Kosovës, i cili këto 20 vite me mentalitetin prej mercenari e shndërroi Kosovën në djep të Krimit të organizuar.

Paralajmërimet e institucioneve të Kosovës se liderë politike dhe shtetëror janë të rrezikuar ishte dhe është mashtrim i prodhuar nga ata të cilët i ka kap paranoja e krimeve barbare dhe këtë paranojë nuk mund ta shërojë askush përveç Gjykatës Speciale, e cila edhe pritet ta bëjë.

Propaganda e kllapës kriminale që formulën për ngritje dhe shpëtim e gjen në parullën ne “e çliruam  Kosovën”, duhet ta ketë të qartë se  kjo parullë monotone nuk shitet më, Kosovën e ka çliruar Amerika me aletatët e saj dhe pikë! Kështu e dinë Bota, e kështu e dijmë edhe ne, ju keni përfituar duke trumbetuar parulla të këtilla fallco, por u iku koha “maskarenjëve”. Kjo është shumë evidente. Tani  llogaritë i bën  Amerika, llogari të cilave rrahagjoksët koqo-varë nuk do t’u shpëtojnë pamarrë parasysh manovrimet dhe triblimet deri te këto të fundit për luftëra të reja në Ballkan.

Jemi afër një kapitulli të ri në rrafshin nacional dhe botëror, pozicioni jonë vizionar dhe strategjik do ta shpëtojë shtetin e Kosovës nga shpërbërja. Duhet njëherë e mirë ta pranojmë vetëm të vërteten si fakt historik, gojëdhënat dhe legjendat le të mbeten produkt i letërsisë popullore. SHQIPTARI.eu

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...