Published On: 20 Maj, 2017

“Eh…Dashuria! Dashuria! Dashuria! Ëndërra dhe…”.

Hysen Kica

Eh… Dashuria! Dashuria! Dashuria! Ëndërra dhe dëshira më e bukur e gjithë njerëzve, ndjenja më e bukur njerëzore që të bën njëherësh të qeshësh dhe të qajshë si fëmijë. Ajo mbetet gjithmonë jo vetëm motivi kryesor për të cilin duam të jetojmë por edhe detyra themelore e çdo njeriu. Kur jemi të rinjë na duket se jeta është një fushë e pafundme mbjellë vetëm me lule dhe rendim si të marrosur, ndoshta edhe me sy mbyllur, por realiteti nuk është gjithmonë kaq i bukur sa ëndërrat. Shumë shpejt përplasemi për tokë, gjakosim gjunjët e zemrën dhe kuptojmë se jemi mashtruar por mos e mallkoni jetën dhe mos dyshoni se është fundi i botës. Ngrihuni në këmbë dhe ecni përpara. Jeta të dhuron mundësi dhe hapsirë të pafundme. Mësoni të dashuroni jetën dhe njerëzit. Ky libër mbart dhimbjen e thellë të njerëzve që dinë të dashurojnë me gjithë forcën e shpirtit të tyre dhe është pasqyrë e ndjenjave më të bukura që lulëzojnë në shpirtin njerzor.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...