Published On: 12 Nëntor, 2016

Eduard Snowden: mos keni frikë nga Trump!

Ish-këshilltari i Agjencisë Kombëtare amerikane të Sigurimit NSA, Edward Snowden i bëri thirrje popujve për ”të punuar së bashku” për t’u mbrojtur nga monitorimet abuzive të kryesuara nga qeveritë ndërsa Donald Trump po bëhet gati të marrë çelësat e Shtëpisë së Bardhë.

“Nëse dëshirojmë një botë më të mirë, nuk mund të shpresojmë Obamën dhe nuk duhet të kemi frikë nga Donald Trump. Duhet të ecim vetë përpara”, konfirmoi ai, duke iu drejtuar publikut holandez me anë të një videokonference nga Rusia ku ka kërkuar azil.

Fitorja e kandidatit republikan është një moment i errët në historinë tonë por nuk është aspak fundi. Nëse do të punojmë së bashku, mund të ndërtojmë diçka më të mirë, mund të gëzojmë përfitimet e një shoqërie më të lirë dhe më liberale, në fund të gjithë do të dalim fitues”, shtoi ai.

Në 2013, Edward Snowden i kishte transmetuar gazetarëve mijëra dokumenta të klasifikuara, që kishin të bënin me programe në shkallë të gjerë të përgjimeve në internet të vendosura pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...