Published On: 30 Tetor, 2016

Edi Rama shfryn mllefin kundër portaleve që nuk kontrollon dot

Pasi ka bërë zap thuajse të gjitha mediat tradicionale, televizione dhe gazeta, Edi Rama i shpall luftë portaleve që nuk kontrollon dot. Kryeministri duket se nuk kontrollon dot as mllefin dhe acarimin që ka për shkrimet kundër tij në mediat online. Për këtë arsye, gjatë gjithë javës dëgjohet që shan e shfryn kundër portaleve në takimet e hapura me fermërë, në auditoret e universitetit me pedagogët, në aktivitetet e inaugurimit apo në studiot e emisioneve në Tiranë dhe Prishtinë. Duket se e ka harruar opozitën që bën Partia Demokratike. Madje për të, vetë ata që shkruajnë në portale janë një parti, që e quan “të çartur”. Transparenca.al duket se nuk ia dha qetësinë kryeministrit. As portalet që ka nën kontroll nuk po i bëjnë efekt. Ka provuar këtë të dielë një terapi tjetër. Të dalë para kameras dhe të flasë kundër njerëzve që nuk kontrollon, kundër gazetarëve që nuk mendojnë si ai dhe që nuk propagandojnë “magjinë” e Rilindjes. Dëgjojeni vetë si shfryn duke folur me vete në videon më poshtë:

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...