Published On: 22 Tetor, 2016

Edi Rama lakuriq, befason përsëri-Foto

Artisti bashkëkohor Armando Lulaj provokoi në ekpozitën në grup të titulluar “Teatri I Gjelbërimit”, e cila u hap sonte në Tiranë pranë Galerisë së Universitetit të Arteve, Galeria FAB. Ekpozitë ku  ndër emrat e kuratorëve spikaste ai i Vincent van Gerven Oei, i cili njihet për qëndrimet e tij kritike ndaj Ramës.

U vu re mungesa e pranisë së Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, e cila nuk ngurron të marrë pjesë në hapje dhe inagurime të këtij lloji.

Idea e ekspozitës sipas Ardian Isufit një prej kuratorëve është kjo: Njëherë është thënë, “Ku e ka varrin shoqëria civile të shkoj t’i çoj lulet”. Ajo çka kjo ekspozitë tregon, është se vdekja po mbretëron në një pjesë tjetër të qytetit. I bie kryq-e-tërthor zyrave dhe institucioneve që e konsiderojnë qytetin si burim të përfitimit financiar, në vend që ta trajtojë si një hapësirë ku lindemi, jetojmë jetet tona, dhe ndjiejmë gëzim, trishtim, dashuri dhe urrejtje.” Artisti Armando Lula e ka vendosur fotografinë e kryeministrit lakuriq pranë një kazani plehrash, të krijuar me mbetje të riciklueshme, në formën e një piramide të përmbysur.

Përballë, një shprehje e shkruar në mur: “I gjithë populli artist”. Parrulla e deformuar e kohës së komunizmit, “I gjithë populli ushtar” ngjan një tallje me ekspozitat e pikturës dhe ngjyrimet artistike në politikat qeverisëse që kryeministri Edi Rama përdor për të kamufluar kaosin urban në Tiranë. Qëllimi i ekspozitës është pikërisht ky “kaosi urban në Tiranë në dy dekadat e fundit

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...