Published On: 21 Prill, 2017

Edi Rama dhe tre ministra përfundojnë në prokurori /DOKUMENTET/

  • Zbardhet kallëzimi penal i anëtarëve të Grupit Parlamentar të PD në komisionin hetimor për marrëveshjen midis Shqipërisë dhe CEZ A. S.
  • Anëtarët e komisionit e kanë dorëzuar kallëzimin penal më datë 18 prill 2017. Janë kallëzuar penalisht për dëm financiar 650-800 milion euro, kryeministri Edi Rama, ministrat Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj dhe Shkëlqim Cani. Janë kallëzuar edhe Avokatja e Shtetit, Alma Hicka; Sekretari i Përgjithshëm, Engjëll Agaçi, dhe grupi negociator.

Anëtarët e komisionit i janë drejtuar kryeprokurorit Adriatik Llalla, me shkresë zyrtare për të filluar procedimin penal. Anëtarët e komisionit hetimor kanë kërkuar realizimin e hetimeve me një grup prokurorësh të specializuar, në bashkëpunim me organe ligjzbatuese apo ekspertë ndërkombëtar.

Kryeministri Rama, ministrat Gjiknuri, Ahmetaj, Cani, Avokatja e Shtetit, Alma Hicka, Sekretari i Përgjithshëm, Engjëll Agaçi dhe grupi negociator akuzohen për shpërdorim detyre.

Nga analiza e plotë e dokumentacionit të siguruar nga komisioni hetimor rezulton se jemi përpara veprimeve dhe mosveprimeve, në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës.

Grupi i punës ka marrë përsipër detyrime që nuk provohen se ekzistojnë për shtetin shqiptar, apo të heq dorë nga detyrime të dokumentuara që CEZ A.S. i kanë shtetit shqiptar.

Autoritetet publike nuk mund të veprojnë në tejkalim të kufijve që i vendos legjislacioni shqiptar, dhe as nuk mund të falin/heqin dorë, në emër të shtetit shqiptar, nga detyrime financiare që të tretet i kanë organeve publike apo të marrin përsipër të paguajnë në emër të shtetit detyrime që nuk ekzistojnë.

Nga analiza e plotë e dokumentacionit të administruar nga komisioni hetimor, rezulton se procesi i “negociatave”, defacto është shndërruar nga pala shqiptare në proces të dëmtimit me dashje të interesit publik.

Komisioni hetimor ka konstatuar se nuk është realizuar një procesi ligjor negocimi, por një “pazari” i qëllimshëm dhe i paligjshëm, që ka dëmtuar rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme interesat e ligjshme të shtetit shqiptar.

Nga hetimi i komisionit rezulton se janë evidentuar fakte dhe prova të reja, të pa verifikuara dhe të pa hetuara nga organi i prokurorisë, të cilat vetëm ose së bashku me ato që janë vlerësuar njëherë, tregojnë qartësisht se jemi përpara rastit klasik të shpërdorimit të detyrës.

Falja e të paktën 650-800 milionë euro dhe dhënia e rreth 95 milionë euro të tjera shoqërisë CEZ A.S., është një akt antikushtetues dhe antiligjor.

Kallëzimi shoqërohet me 53 prova që dëshmojnë abuzimin me detyrën.

Qeveria ka shpërfillur analizën tekniko-financiare të ekspertëve ndërkombëtar dhe këshillimin e avokatit ndërkombëtar të Shqipërisë. Prokuroria ka regjistruar kallëzimin dhe ka kërkuar nga kuvendi dokumentacionin e komisionit dhe procesverbalet e pyetjes së dëshmitarëve.

Kallezimi penal per Edi Ramen dhe tre ministra

Letra drejtuar kryeprokurorit Adriatik Llalla

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...