Published On: 14 Qershor, 2017

Edhe Visar Ymeri me pasuri kogja të madhe

Lideri i Vetëvendosjes Visar Ymeri, ka një pasuri në vlerën e mbi 200 mijë eurove. Të paktën kështu figuron në formularët e deklarimit të pasurisë në Agjencinë e Kundër Korrupsionit për këtë vit.

Ymeri ka të deklaruara dy banesa, një garazhë për veturë dhe shesh ndërtimi. Vetëm dy banesat e tij kapin shumën e 135 mijë eurove.

Vetura që vozit Ymeri është e tipit ‘’ Opel Zafira’’, që i ka kushtuar 7 mijë euro. Ndërsa ‘’Mini Cooperi ‘’ i bashkëshortes, kap shumën e 4 mijë eurove, për të cilat ende janë në kredi, shkruan Indeksonline.

Për pagën në Kuvend, Ymeri paguhej 18 mijë e 247 euro. Paga që merr bashkëshortja e saj, kap shumën e 8 mijë e 452 eurove. Ndërsa 379 euro është vlera e mëditjeve që ka marr Ymeri.

Ymeri është ende në ‘’borxhe’’, në vlerën e 10 mijë eurove për blerjën e banesës. Ndërsa ka dy kredi tjera në shumë prej mbi 7 mijë eurove.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...