Published On: 22 Prill, 2017

Edhe Rusia kritikon deklaratat e Thaçit dhe Ramës për bashkim

Deklaratat e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, dhe presidentit kosovar, Hashim Thaçi, në sinkron me njëra tjetrën për atë se nëse rruga e bashkimit të shqiptarëve përmes anëtarësimit në Bashkimin Europian dështon, atëherë shqiptarët duhet të shikojnë vet ta krijojnë një union bashkimi, kanë qenë shqetësuese për Moskën zyrtare

Ministria e Punëve të Jashtme të shtetit rus është ankuar rreth këtyre deklaratave dhe ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që të ndërmarr masa “për t’u treguar politikanëve shqiptarë, brenda e jashtë Shqipërisë, që është e papranueshme të shtyhet përpara ideja e rishikimit të kufijve në Ballkan”, shkruan agjencia ruse e lajmeve Sputnik, duke iu referuar komunikatës së MPJ-së ruse, lëshuar të premten, njofton Klan Kosova.

Deklarata shton se përkundër sfondit të bisedimeve rreth stabilitetit rajonal nën mbrojtjen e NATO-s, situata në rajon është duke u përkeqësuar “nga hapat që synojnë zbatimin e të ashtuquajturit projekti i Shqipërisë së Madhe”.

Reagimi u bë pas një interviste të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për portalin Politico, në të cilën tha se rruga e hapur drejt integrimeve evropiane dhe perspektiva e qartë janë mënyra e vetme që Ballkani të jetë i qetë “por nëse kjo shpresë, perspektivë, mungon atëherë unionet e vogla mund të ndodhin”.

Pas kësaj Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i tha Radios Evropa e Lirë se nëse Bashkimi Evropian e mbyll derën për Kosovën, “atëherë të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme”.

A 5
Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. Kjo eshte genjeshter Nuke ka Bashkim po e Mashtrojne Opinjonin nuke e di se per qfare Bashkimi eshte fjala ndoshta doni te bashkoheni me Malin e Zi dhe Serbin e ta Krijoni nje Republik te re Jugosllaviste ne balle me Shqipetar dhe Serbet-Zoti ju Vrafte o Presidenta te Ballkanit te Poshter.

    Me kete Politike jeni tu shkel me nje Vend mjer Populli kane e ka ne Qeverisje!

    Përgjigjiuni
    Pelqej(0) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...