Published On: 21 Tetor, 2016

Edhe Qosja përfshihet në debatin Kosovë-Shqipëri, ja çfarë thotë për Ramën

Akademik Rexhep Qosja ka folur për debatin e fundit që është krijuar si pasojë e pjesëmarrjes së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Forumin e Sigurisë në Beograd, ku ai ka dhënë disa deklarata për Kosovën e të cilat kanë shkaktuar reagime të shumë zyrtarëve, të mediave dhe të individëve të ndryshëm në Prishtinë dhe në Tiranë.
Qosja i ka vlerësuar pozitivisht deklaratat e Ramës në Beograd për Kosovën.

Sipas tij, kryeministri Rama, me deklaratën e tij në Beograd, ia tha Serbisë dy të vërteta të mëdha: “Trepça nuk mund të nxirret prej vendit natyror, gjeografik, ku gjendet prej Kosovës dhe, e dyta, se Kosova është shtet i pavarur dhe më vete, që vendos vetë”.

“Nuk ngurroj të them se fjalimet e Edi Ramës në Beograd me nivelin e tyre janë leksione politike dhe intelektuale për klasën politike serbe. Kjo e vërtetë e nderon politikën shqiptare në përgjithësi”, ka thënë Qosja për “Epoka e re”.

Qosja ka thënë se është e drejtë natyrore dhe politike e popullit shqiptar të Shqipërisë për t’u interesuar për vëllezërit e vet në Kosovë dhe kudo qofshin.

Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. baba thotë:

    mire e ke , Rama foli mire per Kosoven, por edhe Vucici ja nguli pak e e la pa tekst… me njohuri qe kishte marre nga gazetat nuk hyhet ne debat.. kur dihet se gazetat dhe mediumet plasojne rrena me te madhe…

    Përgjigjiuni
    Pelqej(2) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...