Published On: 17 Gusht, 2017

Edhe një zyrtar i lartë e braktis PDK-në

Ish-ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja pritet të jap dorëheqje nga kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës.

Lajmin e kanë bërë të ditur për “Gazeta Blic” burime brenda PDK-së. Sipas të njëjtave burimeve, largimi i ish-ministrit Buja nga kryesia e PDK-së pritet të ndodh brenda pak ditësh.

Ndërkohë i kontaktuar nga “Gazeta Blic”, Ramë Buja nuk e ka mohuar por as nuk e ka pohuar se ka marrë një vendim të tillë.

Në foto: Ramë Buja // Ish-ministër i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë
Unë në momentin që vendosë ta bëjë këtë gjë, unë do ta bëjë publike, por nuk e di se si ka dale në opinion, ta shohim më vonë të lutem“ – është shprehur Buja.

Ndryshe, Buja në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura më 11 qershor nuk ishte përfshirë në listën zgjedhore të PDK-së.

Edhe vëllai i tij, Shukri Buja ditë më parë është tërhequr nga Partia Demokratike e Kosovës, dhe pritet që sot në ora 2 ta bëjë publik vendimin e tij për të aderuar në partinë e NISMA-s për Kosovën. /© Gazeta Blic /

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...