Published On: 7 Nëntor, 2016

Edhe një libër i ri i B. Sefajt

 

  • Ballina e librit

  •    (“Kronikë në letër”, e botoi ShB “Rozafa”, Prishtinë – 2016)

——————————–

Titullin, pra, ky botim e ka “Kronikë në letër”. Është libri i nëntëmbëdhjetë i këtij autori, tashmë në moshë të shtyrë, por, në anën tjetër, mjaft aktiv, entuziast mund të thuhet, nga se emrin e tij, edhe sot e gjithë ditën, shpesh e ndeshim ndër faqe gazetash të përditshme e javore, në Kosovë dhe në Shqipëri. Pionier (plakush) sikur me shpoti e quajti një mik dhe koleg i tij.

Libri i tij në fjalë, në format ta zakonshëm, shtrihet në afro 500 faqe. I përket gjinisë publicistike. Në të është përfshi (përmbledh) një numër i madh kritikash letrare që, ndërkohë, autorë të ndryshëm (këndej e andej) kanë shkuar mbi librat e tij, përmbledhjet me tregime, romanët e tij, librat publicistikë e tjerë. Në kë botim kanë gjetur vend edhe një mori shkrimesh kronikash televizive. Vlen të theksohet se Sefaj, si gazetar profesionist, pjesën me të gjatë dhe më kreative të jetës së tij, e kaloi në Televizionin e Prishtinës, ku përgjatë tridhjetë vjetësh pune aty, përgatiti me qindra emisione televizive duke u sprovua gati në gjitha gjinitë e “gjuhës” specifike të gazetarisë televizive. Brenda kapakëve të këtij libri, bajagi voluminoz, është përshi edhe një numër intervistash e bisedash të Sefajt “shpërnda” ndër faqe gazetash e revistash, pa llogaritur këtu, ato që janë emituar në valët e radios dhe të televizionit. Natyrisht se aty gjendën  edhe gjurmë (në hi) të tjera të shumta nga jeta e gjatë dhe dinamike të këtij gazetari,që, jo njeherë theksoj se këtë profesion e deshi deri në ekstrem, deri në dhimbje, duke marrë në mbështetje, shkrimtarin francez me prejardhje algjeriane, nobelistin Albert Camus kur thotë se “Gazetaria është profesioni më mirë në botë!”, apo, disi, kështu. Sefaj, fort e deshi dhe e do, edhe sot e kësaj dite, profesionin e gazetarit, por, në anën tjetër, boll pak hajrin ia pa. Kjo dashuri nuk ishte e ndërsjellë. Nuk ishte reciproke!

– Librin “Kronikë në letër”, që nuk është gjë tjetër pos një arkiv, një kronikë e hedhur në letër, nuk e shkrova unë. E shkruan të tjerët për mua. Ani, shton Sefaj, terë jetën time prej gazetari (lexo: gazepqari!), shkrova për të tjerët, rendi e do që edhe të tjerët të shkruajnë për mua, për veprën time çfarë do qoftë ajo, dhe shton (me intimë të vrarë e diskrete) se kurrë e për jetë nuk do t’i pushoi dhimbja pse midis kritikave të përmbledhura në këtë libër, nuk hyri edhe vlerësimi kritik i Dr. Fatmir Terziut, shkrim ky, që aq shumë e deshi dhe, vjet me radhë, e ruajti me xhelozi në arkivin e vet personal. Ç’i besh, kështu e ka kjo punë. Gjërat e shtrenjta humbin të parat, apo jo!?!

A. Gashi

———————-

besafa22

 Legjenda: Kapaku përmbyllës me regjistrin e librave që i ka shkruar (dhe nënshkruar) ky autor.

 

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...