Published On: 26 Maj, 2017

Edhe një kosovar vdes në Siri

20 vjeçari, Gëzim Kllokoqi nga Prishtina, ka vdekur në Siri, nga plagët e marra një muaj më parë në luftimet atje.

Rastin për Klan Kosova e kanë konfirmuar familjarët e kosovarit.

Ata kanë pohuar se ai në Siri kishte shkuar tre muaj më parë.

Gazeta Express ditë me parë ka raporuar se në Siri është vrar edhe  D.S. nga Mitrovica. Kosovari mbeti i vrarë gjatë luftimeve të fundit në Mosul.

I riu nga Mitrovica nuk ishte kosovari i vetëm që ka marrë pjesë në këtë përleshje mes grupeve terroriste në Mosul.

Dyshohet se edhe shtetas të tjerë nga Kosova kanë qenë të përfshirë në luftime, në përkrahje të ISIS-it. Por, ende nuk ka informacione për fatin e tyre.

Ndryshe, numri i kosovarëve të vrarë në luftime në Siri e Irak ka kaluar mbi 50 sosh. Derisa, sipas autoriteteve të sigurisë në Kosovë, numri i pjesëmarrësve në ISIS nga vendi ynë është mbi 300 pjesëtarë kosovarë.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...