Published On: 21 Prill, 2017

Edhe Mustafa flet me Hoyt Yee në telefon për Demarkacionin, por as tash nuk i kallxon për manipulimet me demarkacion!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit të SHBA-ve, Hoyt Yee.

Kryeministri Mustafa dhe Yee kanë biseduar për zhvillimet në Kosovë.

Kryeministri Mustafa e falënderoi për përkrahjen e pazëvendësueshme të SHBA-ve për Kosovën, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zgjerimin e bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik me SHBA-të, në të gjitha fushat.

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan, Hoyt Yee, vlerësoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e proceseve në vend, duke përfshirë gatishmërinë për partneritet të plotë me SHBA-të dhe NATO-n në procesin e transformimit të FSK-së.

Yee, po ashtu, vlerësoi lidershipin e qartë të kryeministrit Mustafa për rrugën evropiane dhe euroatlantike të Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendës ndihmës sekretari amerikan, Hoyt Yee, kanë biseduar edhe për procesin e ratifikimit nga Kuvendi i Kosovës të Marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi dhe nevojën që kjo marrëveshje të ratifikohet sa më shpejtë, si konfirmim i rrugës evropiane të Kosovës.

Bisedë telefonike lidhur me çështjen e Demarkacionit me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan, ka realizuar edhe kreu i Kuvendit Kadri Veseli, i cili thotë se janë pajtuar që javën tjetër marrëveshja për Demarkacion të procedohet në Kuvend.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...