Published On: 15 Qershor, 2017

Edhe Murat Meha gati të “eksplodojë” nga milionat

Pasuria e Murat Mehës, ish-drejtuesit të delegacionit kosovar për demarkacionin me Malin e Zi, tejkalon milionëshin.Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK) Murat Meha ka kryer obligimi e tij ligjor për deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK).Sipas regjistrit të deklarimit, Murat Meha ka pasuri prej 1 milion e 3 mijë e 700 eurove. Pasuria e paluajtshme rezulton të jetë 626 mijë e 200 euro, apo 300 mijë euro më pak në krahasim me deklarimin e pasurisë të vitit 2016.

Vjet Meha kishte deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerën 926 mijë e 200 euro.Para të gatshme të mbajtura në institucionet financiare Meha në regjistër deklaron se ka 336 mijë e 639 euro.Në anën tjetër të hyrat vjetore të tij dhe bashkëshortes deklarohen se janë gjithsej 40 mijë e 869 euro.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...