Published On: 20 Maj, 2017

Edhe dy ditë afat për korrigjimin e listave për deputet!

Subjektet politike do të kenë kohë tri ditë që të korrigjojnë listat e tyre të kandidatëve për deputetë të cilat i dërguan pak minuta para mesnatës së 19 majit.

Sipas kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka deri të hënën në mbrëmje subjektet politike kanë kohë të bëjnë korrigjimet e listave.

“Deri më 22 maj pra të hënën, mund të bëhet korrigjimi i listave”, tha Daka.

Ajo shtoi se të martën do të certifikohen listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 qershorit, shkruan Kallxo.com.

Subjektet politike zgjodhën minutat e fundit para orës 24:00 të 19 majit për të dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë për këto zgjedhje.

Përfaqësuesit e subjekteve politike që dorëzuan listat, thanë se nuk kishte pakënaqësi gjatë hartimit të tyre.

Megjithatë, përjashtuar Lëvizjen Vetëvendosje, asnjëri prej kolacioneve PDK-AAK-NISMA dhe LDK-AKR nuk kanë publikuar ende listat me kandidatë.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi tha se në zgjedhje kanë aplikuar pesë koalicione, 19 parti dhe dy iniciativa qytetare.

Zgjedhjet e parakohshme do të zhvillohen më 11 qershor, pasi qeveria e Isa Mustafës më 10 maj u rrëzua nga një mocion mosbesimi të inicuar nga opozita në Kuvend e të mbështetur nga PDK-ja. Po atë ditë, Presidenti Thaçi shpërbeu Kuvendin, për tu caktuar 11 qershori 2017, data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...