Published On: 17 Qershor, 2017

Edhe Besa Gaxherri është njëfarë milionerke

A ju kujtohet se në tregimet pr pasurinë një zonjë e LDK-së, vazhdimisht radhitet lart. Të hyra të shumta, pasuri milionëshe thuajse, ndërsa vozitë veturë prej të shtrenjtave, që ajo e vlerëson me 18 mijë euro. Kjo është Besa Gaxherri, e cila është në pritje për një mandat 4 apo të pestë në legjislacionin e Kosovës.

Pasuria e saj kalon mbi 850 mijë euro, ndërsa detyrimet hua, borxhe e kredi, mbi 45 mijë euro.

Nga pasuria e saj ajo dëshmon për blerjen e një dyçani 148 metra katrorë në vitin 2001, 250 mijë euro, 30 ari tokë pune 80 mijë euro, pa e caktuar vitin, një shtëpi 100 metra katrorë, që ajo e ka deklaruar 4.500 euro (që besojmë se bëhet fjalë për gabim teknik, pasi vlera e saj duket se pretendon të deklarohet 45 mijë euro, sikurse ka ndodhë edhe me deklarimin e një banese të blerë në vitin 2015 me 64 metra katrorë, poër që në formularë figuron si 3.800 euro (mendojmë që një zero ka rëë si në rastin e parë gjatë procesimit të të dhënave).

Nga trashëgimia zonja Gaxherri ka një objekt banimi (mungon referenca e qartë shtëpi) 352 metra katrorë, nga trashëgimia e vlerësuar me 316 mijë euro, dhe po ashtu një lokal dyçan, 40 metra katror, të trashëguar nga viti 2003, në vlerë prej 100 mijë euro. SHQIPTARI.eu

 

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...