Published On: 21 Prill, 2017

Edhe Aida Dërguti reagon për fletarrestin e lëshuar për Albin Kurtin

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti ka thënë se Albin Kurti nuk mund të arrestohet për shkak se e ka kundërshtuar Serbinë në Kosovë e humbjen e territorit të shtetit, transmeton GazetaBlic.

“Fletarresti i këtij pushteti, këtyre qyqarëve të pazotë për t’i bërë betejat vetë është kopje e përndjekjes policore të represionit serb” ka thënë ndër të tjera Dërguti. 

Ky është shkrimi i plotë i saj: 

Albin Kurti nuk mund të arrestohet për shkak se e ka kundërshtuar Serbinë në Kosovë e humbjen e territorit të shtetit. Kjo quhet mbrojtje e sovranitetit.

Kjo nuk mund të jetë e dënueshme. E dënueshme mund të jetë e kundërta e kësaj. Vetëm Gjykatat e Serbisë e kanë dënuar për gjëra të tilla.

Fletarresti i këtij pushteti, këtyre qyqarëve të pazotë për t’i bërë betejat vetë është kopje e përndjekjes policore të represionit serb.

Ata e kanë detyruar sot bedelin Beqir Kalludra që të lëshojë këtë fletarrest, pasi Albin Kurti me Lëvizjen VETËVENDOSJE! e ka fituar betejen kundër “Zajednicës” e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.
Kalludra mori vendim për arrest të deputetit për aktivitetin e tij brenda Kuvendit të Republikës. Madje, pa praninë e prokurores në seancë, pa dëshmitarët.

Urdhërarresti u lëshua pavarësisht mungesës së prokurores së rastit. Ishte ekzektutim i pastër i një urdhri prej lartë.

Njëjtë si më 12 tetor 2015, në shpërputhje të plotë me ligjin, pa asnjë dokument apo urdhërarrest, policia e Kosovës e pati arrestuar deputetin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Albin Kurtin. Tani, Gjykata Themelore në Prishtinë në vend se ta trajtojë padinë e Kurtit për atë rast, po vazhdon me shkeljet e njëjta.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...