Kosova

E zbyth Tërmkolli Mustafën në mbledhje të KP-së

Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ka kaluar pa përplasje.

Gazeta Blic nga burime të saja ka marrë vesh se dikush kërkoi përgjegjësi nga lidershipi i partisë për dështimin në zgjedhjet e 11 qershorit.

Sipas këtyre burimeve, ishte ish- deputetja Melihate Tërmkolli e cila kishte një kërkesë të tillë.

 Ajo ka thënë para anëtarëve të KP-së se elektorati i Fushë Kosovës po kërkon përgjegjegjësi nga lidershipi i partisë si dhe dorëheqjen e liderit Isa Mustafa, për shkak të dështimit në zgjedhje.

Mësohet se pas kësaj kërkese ka reaguar Isa Mustafa, i cili ka thënë se është pikërisht ai i cili arriti që t’ia rris votat LDK-së.

Madje, burimet e Gazeta Blic thonë se Mustafa ka thënë se nëse dikush mund t’ia rris votat LDK-së, le të “urdhëroj ta marrë këtë detyrë”.

Ndërkaq, e kontaktuar zyrtarisht nga Gazeta Blic nuk ka dashur të flas se çka është diskutuar në mbledhjen e djeshme.

Ajo ka thënë se nuk dëshiron të jap përgjigje nëse ajo ka kërkuar ose jo dorëheqjen e lidershpit të LDK-së.

Ndryshe, Melihate Tërmkolli ka dështuar që në këto zgjedhje të bëhet deputete.

Ajo në legjislaturën e kaluar ishte zgjedhur deputete sa ishte pjesë e AAK-së, për t’u bashkuar me LDK-në vetëm pak muaj pas arritjes së koalicionit PDK- LDK.

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së është diskutuar për zgjedhjet e 11 qershorit dhe për përgatitjen për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Nga kjo mbledhe u konkludua se LDK në asnjë mënyrë nuk do ta votoj kandidatin e Koalicionit PAN për kryetar të Kuvendit, Kadri Veselin.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *