Published On: 20 Nëntor, 2016

E vrau mero bazja


Shkruan: Edison YPI

Many tears ago më ka mbet në mendje një episod me Kolin dhe mero morrin. Ishte mëngjez i ftohtë dimri me shi kur G. i nxirë në fytyrë, j’a behu te dera e kafenesë. Pasi u ul dhe ndejti pak, sa pa që erdhi Sokol Olldashi j’u vërsul me një gazetë “Albania” në dorë. Nga katarakti i kërcënimeve që i drejtoi Kolit, u muar vesh se G. ishte tërbuar nga një shkrim i Kolit kundër tij. Koli i tha me qetësi se atë shkrim nuk e kishte shkruar ai por mero zagari pas mesnatës kur Koli kishte ikur në shtëpi.
Pas nja dy ditësh u ula me Kolin.
-Kol, të ma kishte bërë mua mero muti atë turp që të bëri ty do ta kisha vrarë.
-Epo unë nuk jam ti, tha Koli duke qeshur. Mero ndyrësira e bën këtë jo vetëm me mua.
-Po më habit o Kol. Me kalimin e kohës nuk do merret vesh kush i ka bërë shkrimet dhe do nisin ngatërresat.
-Unë, tha Koli, po mundohem ta korigjoj mero këllirën, ta edukuoj, ta sjell në rrugë të mbarë. Ka njerëz që kanë shumë për të thënë e për të shkruar, por flasin pak, shkruajnë me kursim, janë seriozë, janë selektivë, bëjnë kujdes për të mos rrëshqitur nga e vërteta tek shpifja, nga fakti tek trillimi. Kjo mënyrë komunikimi është e lartë, cilësore, njerëzore, e ndershme, profesionale, dhe si e tillë, është e vështirë, e lodhëshme. Sepse kërkon durim, vetmohim, sakrificë. Prandaj quhet Heroizëm. Ai që e zbaton është Hero. Puna e tij është Heroike. Nga ana tjetër, ka njerëz që s’kanë asgjë për të thënë apo për të shkruar, por flasin pafund, shkruajnë pambarim, pa verifikuar asgjë, duke mos i dhënë asnjë rëndësi profesionalizmit, edukatës, qytetarisë, përgjegjshmërisë, që nuk bëjnë asnjë dallim mes së vërtetës dhe trillimit, dhe për këtë arësye e përdorin gazetën si shurrtore, si nevojtore. Kjo quhet meroizëm. Heroizmin e zbatoj unë. Meroizmin e zbaton mero mavria. Unë po punoj ta edukoj mero halenë, ta bëj të braktisi meroizmin dhe të përqafojë Heroizmin.
-Kol, nuk e bën dot Antarktidën kopësht botanik.
-Jo, tha Koli, mero leckën do ta edukuj.
-Epo mirë, i thashë, vetëm kij kujdes se mos duke edukuar mero shpifarakun çedukon veten.
Many tears after, kur kurioziteti për Kolin, mero ndyrësirën, Antarktidën, Heroizmin, meroizmin, po më zbehej, ndodhi diçka që befas i bëri bashkë të gjitha.
Një ditë më thërret Koli në Ministri.
-Dëgjo, tha, po më bie në qafë mero rrugaçi me atë fletushkën e vet. Po më përgojon për vjedhje qindra milionë dollarëshe për kanale, fibra optike, tendera klienteliste, e ku di unë çfarë tjetër.
-Po unë ç’lidhje kam me këto o Kolo, i thashë i habitur.
-Po ja, të jap unë disa të dhëna, po deshe edhe ta shkruaj diçka, merre ti përshtate me stilin tënd, dhe nxirre në gazetë. Po të them ty se ti ke besueshmëri të lartë.
-O Kol, i thashë, të qënka avulluar Heroizmi, të paska mbetur meroizmi, dhe dola.
Pas takimit në ministri s’bëhej më fjalë për tu takuar me Kolin edhe sikur Koli të ma falte të gjithë ministrinë, bashkë me Rrugën e Kombit dhe tenderat për fibrat optike. Konstatimi se Kolin po e vriste ngadalë meroizmi më tmerronte.
Dora në xhep edhe kur fliste me të tjerë, mbajtja e pipës në një mënyre që dukej si e studjuar para pasqyrës dhe disa hollësi të tjera më jepnin përshtypjen pikëlluese se Koli preferonte të kishte një pamje si prej antari byroje.
Pas daljes së Partisë Demokratike në opozitë u fol për afrimin e Kolit me mero mavrinë. Vetë mero kopili e ka pohuar. Këto flirte nuk ishin gjë tjetër veçse shterrja definitive e Heroizmit të Kolit, akti i fundit i vrasjes së ngadaltë prej mero ziut.
Këto që po thonë tani për Kolin, se ishte i urtë, sillej mirë me shokët, lexonte libra, i binte kitarrës, thurte vargje, që duken si kujtime për leninin kur ka qënë i vogël, më bëjnë për të vjellë.
Pas aksidentit fatal, unë që e di se fjala është për një vrasje të ngadaltë që ka nisur many tears ago, kam shumë keqardhje, por për tu habitur nuk habitem aspak.
Nuk habitem, sepse duke ardhur nga Elbasani pasi ke kaluar tunelin e Doktorit nuk të ndodh asgjë.
Mund ta kalosh tunelin e Doktorit, dhe para të del befas një lapidar i kurvit, por edhe në këtë rast nuk të ndodh gjë e keqe.
Ama po kalove tunelin e Doktorit, para të doli lapidari i kurvit, mendjen e ke plot me intrigat e mero lavirit, këtij ankthi nuk i reziston dot; Sado ta duash jetën, sado të sigurtë ta kesh Benzin, sado me stil ta mbash pipën, edhe vargje si të Shekspirit po të kesh thurur, kitarrës më mirë se Andre Segovia t’i kesh rënë, heroizmin e ke këmbyer me meroizmin, pra efektivisht je vrarë, s’të mbetet gjë tjetër veçse edhe formalisht të vdesësh.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...