Published On: 22 Gusht, 2017

E tmerrshme: Sulmohet me bombë Rezidenca e kryeministrit të Çamërisë Festim Lato

  • Sulm me bombë në Rezidencën e Kryeministrit të Çamërisë z. Festim Lato në Holandë, fraksione të Agimit të Artë e marrin përsipër sulmin.

Mëngjesin e ditës së sotme 22 gusht 2017 rreth orës 2:00 pas mesnate ka ndodhur një shpërthim në Rezidencën e Kryeministrit të Çamërisë z Festim Lato në Holandë.

Shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht nuk është lënduar asnjë person.

Në këtë shpërthim është përdorur eksploziv i tipit C4.

Policia Holandeze në kohë rekord ka bërë të mundur neutralizimin e autorëve.

Një person ka rënë në pranga, ndërsa personi tjetër ka mundur të arratiset nga vendi i ngjarjes.

Personi i arrestuar është me origjinë greke, dhe në momentin e arrestimit ai vazhdonte të përsëriste fjalët, “vdekje shqiptarëve”.

Fraksione të Agimit të Artë e kanë marrë përsipër sulmin me bombë që në dukje ashtu si tregojnë e banorët e shtëpive për rreth, është një sulm terrorist që ndodhë në mes të Holandës.

Zona ku ndodhi sulmi është një nga zonat më të survejuara pasi aty ndodhën një sërë familje diplomatësh ndërkombëtarë.

Për nga mënyra si ka ndodhur shpërthimi, oficeri i policisë Robin Van Hoak tregon se ata që e kanë përgatitur këtë gjë, nuk janë amatorë. Por, janë një grup i strukturuar kriminal.

Ose ish punonjës të forcave speciale ose pjesë e tyre, pasi nuk ka asnjë gjurmë të tyre.

Personi i arrestuar për këtë ngjarje deri tani nuk ka treguar asgjë se kush janë bashkëpunëtorët.

Presidenti dhe Kryeministri i Republikës së Çamërisë z.Festim Lato i pyetur për këtë ngjarje se kush mendon se qëndron pas sulmit me bombë? Zotit Lato është përgjigjur se: Besoj te drejtësia Holandeze se do ta zbardhë ngjarjen e rëndë. Besoj te drejtësia hyjnore e Europës se do të jetë me ne në rrugën që kemi nisur, ne jemi në të drejtën tonë. Nuk kemi frikë askënd.

Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të ruajnë torruan dhe te mos veprojne me koken e tyre, ata thjesh treguan se tashme Camerine e kane te humbur. Drejtesia do ti denoje keqbersit, ata vepruan njesoj si gjyshrit e tyre. Por ne tani jemi me te forte se kurre. Une kam besim do ja dalim.

Sulmi me bombe vjen ne momentin kur Presidenti i Republikes te Camerise Festim Lato sapo ishte kthyer nga nje udhetim triumfues ne Principaten e Monakos, Ne Vatikan dhe San Marino, ku mori nga keto vende mbeshtetjen per Shtetin e Camerise per mevetesi.

Per realizimin e sulmit mund te kete patur dhe nje kordinim me grupet radikale Sllave pasi se fundmi me udheheqjen e Festim Lato shqiptaret kane filluar te organizohen ne te gjitha trevat sidomos ne Maqedonise.

Ku vetem para pak ditesh Ministri i mbrojtjes Ali Aliu u akuzua se ka financuar 2000000 € per ngritjen e nje ushtrie me qender qytetin e Struges.

Turma te medha shqiptaresh nga te gjitha trevat kane shkuar ne Den Haag ne ambientet e Qeverise se Camerise, ku kane shprehur solidarizim per ngjarjen.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...