Published On: 12 Korrik, 2017

E thotë Xhavit Haliti: Po, i kemi numrat!

Derisa zyrtarë të koalicionit LAA dhe të VV-së thonë se PAN është në krizë të numrave dhe për ketë arsye edhe po shtyhet koha për thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit, nga Koalicioni PDK- AAK- Nisma thonë të kundërtën.

Sipas tyre brenda afatit do ti kenë institucionet e votuara, shkruan Gazetablic.com

Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës për “GazetaBlic” ka thënë se, brenda afatiti kushtetues do t’i kenë votat e mjaftueshme për të arritur formimin e Qeverisë dhe institucionet e votuara do të jenë në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

 “Unë besoj qe brenda afatit kushtetues ne do kemi institucionet e votuara dhe në shërbim të qytetarëve e të vendit”, tha ai për Gazeta Blic.

I pyetur se nga i kanë siguruar votat për formimin e Qeverisë, Haliti ka refuzuar të përgjigjet, kjo pasi që sipas tij, kompetenca për të negociuar dhe për të folur për këtë kanë vetëm dy lideret e koalicionit Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj.

“Përgjigjen për ketë mund ta japin dy liderët e koalicionit. Z. Veseli e Z. Haradinaj. Veç ata kanë kompetenca te negociojnë e te flasin me saktësi”, tha

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...