Published On: 10 Nëntor, 2016

E thotë edhe vetë Pacolli: Unë dhe Trumpi

Sonte në emisionin “Komiteti Qendror” – drejtuar nga Berat Buzhala, Leonard Kerquki dhe Shpend Limoni – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjinin, kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka folur për ndikimin që do të ketë zgjedhja e një biznesmeni të suksesshëm në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendet tjera, përfshirë këtu edhe Kosovën.

 Ai ka thënë se me zgjedhjen e Donald Trumpit president të SHBA’së, u dëshmua se është koha që shtetet të merren në duar nga biznesmenët dhe njerëzit e pasur, të cilët nuk kanë qëllim të përfitojnë personalisht, por që synojnë zhvillimin e vendeve të tyre.

 Pacolli ka treguar se zgjedhja e një miliarderi në krye të SHBA’së ka reflektuar edhe në Kosovë, dhe ai ka marrë mesazhet e para të krahasimit të tij me presidentin e ri amerikan.

Kreu i AKR’së ka thënë se rasti i Trumpit ka reflektuar te qytetarët e Kosovës dhe i ka vetëdijesuar se ka ardhur koha që në krye të vendit të vijnë njerëz që kanë bagazh të sukseseve në fushën e ekonomisë dhe që janë njerëz transparent, për t’i larguar ata që përfitojnë nga pozitat e tyre politike.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...