Published On: 22 Tetor, 2016

E prezantojnë si kryeministër, Basha: Aleanca jonë, e hapur

Në Konventën e Partisë Agrare Ambientaliste, kryetarin e Partisë Demokratike e thirrën në skenë, duke e prezantuar si kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë në vitin 2017.

Vetë Basha deklaroi se aleanca e djathtë është e hapur për çdo forcë politike, e majtë apo e djathtë.

Në konventën e 6-të Kombëtare të PAA-së, ai u shpreh se ‘ndarja me krimin është një urgjencë kombëtare’.

“Aleanca jonë është e hapur dhe jemi të gatshëm të mirëpresim çdo forcë politike dhe të përfaqësojmë çdo shqiptar që qëndron dhe lufton për këto vlera. Ndarja me krimin është një urgjencë kombëtare, një thirrje mbi formacionet tona politike. Është një thirrje e shoqërisë, e Shqipërisë që kemi për detyrë t’i përgjigjemi. Sot e gjithë Shqipëria është në emergjencë kombëtare, hashashi ka zëvendësuar kultura bujqësore dhe fatkeqësisht është ekonomi kryesore e Shqipërisë sot. Nuk i la shqiptarët të votonin, nuk la as socialistët të votojnë brenda partisë së tij dhe hyri brutalisht me kriminelë në zgjedhjet në universitete. Oferta e vetme është droga, kur dhunon votën, kur e ble atë me paratë e kanabisit dhe korrupsionit nuk e ke kurrë vullnetin e popullit”, tha Basha.

Ai paralajmëroi se në zgjedhjet e ardhshme kryeministri do të përdorë kërcënimin dhe presionin për të tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve.

“Është pakti i Edi Ramës me krimin në mënyrë që ditën e zgjedhjeve me para, kërcënime, presione e shantazhe të tjetërsojë vullnetin e zgjedhësve. Sot këtë e ka të qartë i madh e i vogël nga Brukseli deri në Uashington. Ne do të ndahemi nga kjo republike e krimit dhe drogës bashkë me aleatët tanë”, vijoi Basha.

Kryetari i PD-së sulmoi Ramën edhe lidhur me takimet që ky i fundit bën me fshatarët.

“Ka një muaj që vjen vërdallë dhe iu thotë fshatarëve merrni kredi. Dje u thoshte ju mbështes, sot thotë shteti s’ka lekë merrni kredi. Po me çfarë të paguajnë fermerët këstin e kredisë?”

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...