Lajme Lajmi Levizes

E pabesueshme, ky fshat shqiptar ka vetëm dy banorë (VIDEO)

Burrë dhe grua, askush tjetër dhe vetëm njëri-tjetrin kanë në gjithë fshatin.

Kjo është jeta e Gjylnaze Berishës dhe Bahtjarit, të cilët jetojnë në fshatin Lez të Prizrenit.

Zgjedhja e tyre i bën që të jenë në një paqe “tmerruese”, por faktikisht nuk është zgjedhje e tyre për të jetuar të vetëm, por fshati Lez është braktisur nga të gjithë dhe kanë mbetur vetëm këta të dy.

Pa asnjë kontakt me botën, nuk kanë fëmijë apo telefon dhe i vetmi mjet transporti që kishin deri më sot është kali, i cili ka ngordhur.

Burrë e grua kanë treguar se janë të vetmit banorë në këtë fshat që prej vitit 2000, kur ishin mbi 200 banorë gjithsej, tashmë të larguar.

Bahtjari dhe Gjylnazeja nuk kanë mundësi të shkojnë në qytetin e Prizrenit që është rreth 15 km larg, por ushqehen vetëm me të mira që marrin nga bagëtitë.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *